Eva Murati flet si vajza e babait kirurg

E kemi parë të prezantojë emisionet sportive me shumë profesionalizëm dhe seriozitet, duke treguar se të qenurit në televizion është pasioni i saj më i madh. Bijë e një babai kirurg, duket se saktësia dhe oratoria e Evës rrjedh nga dashuria, që i është kultivuar për librin dhe leximin. Murati ka treguar për WHO se e ka pasion leximin dhe se gjatë këtyre ditëve të pushimit në bregdetin e Sarandës po mundohet të lexojë sa më shumë për të zëvendësuar kohën e humbur gjatë sezonit televiziv. “Unë e kam pasion leximin dhe gjatë verës përpiqem të kompesoj faktin që përgjatë vitit nuk mund të lexoj shumë libra. Libri, që më ka lënë më shumë mbresë këtë verë, ka qenë “Biografia e Jack London” nga biografi Irving Stone. Më pëlqen të lexoj biografinë e njerëzve të shquar në fusha të ndryshme, mendoj se mund të gjesh nga një “formulë sekrete” në secilin prej tyre. Ajo çfarë më ka lënë më tepër mbresë është se vetë jeta e shkrimtarit Jack London paska qenë e mbushur me aq shumë aventura, mundime e sprova jete sa ia kalon edhe personazhit aq shumë të dashur për mua, protagonistit të një nga librave që i dhanë famën, i cili pati një jetë plot sfida, Martin Iden. Ashtu sikurse autori Jack, “pjella” e tij artistike Martin pati guximin për të mos qëndruar në pellgun, që e kishte hedhur jeta, por me mjaft guxim vazhdoi përpara në rrugën drejt suksesit. Kështu, sikurse kjo biografi e Jack, Martin Eden apo edhe “Gjeniu” i Drajzerit janë libra që më mbushin me frymëzim dhe më karikojnë me forca të reja për pas mbarimit të pushimeve”, është shprehur Eva ndër të tjera.
Eva Murati flet për figurën e mashkullit, si vajza e babait kirurg E kemi parë të prezantojë emisionet sportive me shumë profesionalizëm dhe seriozitet duke treguar se të qenurit në televizion është pasioni i saj më i madh. Bijë e një babai kirurg, duket se saktësia dhe oratoria e Evës rrjedh nga dashuria, që i është kultivuar për librin dhe leximin. Murati ka treguar për ËHO se e ka pasion leximin dhe se gjatë këtyre ditëve të pushimit në bregdetin e Sarandës po mundohet të lexojë sa më shumë për të zëvendësuar kohën e humbur gjatë sezonit televiziv.”Unë e kam pasion leximin dhe gjatë verës përpiqem të kompesoj faktin që përgjatë vitit nuk mund të lexoj shumë libra. Libri që më ka lënë më shumë mbresë këtë verë ka qenë “Biografia e Jack London” nga biografi Irving Stone. Më pëlqen të lexoj biografinë e njerëzve të shquar në fusha të ndryshme, mendoj se mund të gjesh nga një “formulë sekrete” në secilin prej tyre. Ajo çfarë më ka lënë më tepër mbresë është se vetë jeta e shkrimtarit Jack London paska qenë e mbushur me aq shumë aventura, mundime e sprova jete sa ia kalon edhe personazhit aq shumë të dashur për mua protagonistit të një nga librave që i dhanë famën, i cili pati një jetë plot sfida, Martin Iden. Ashtu sikurse autori Jack, “pjella” e tij artistike Martin pati guximin për të mos qëdruar në pellgun që e kishte hedhur jeta por me mjaft guxim vazhdoi përpara në rrugën drejt suksesit. Kështu sikurse kjo biografi e Jack, Martin Eden apo edhe “Gjeniu i Drajzer” janë libra që më mbushin me frymëzim dhe më karrikojnë me forca të reja për pas mbarimit të pushimeve”, është shprehur Eva ndër të tjera, shkruan Panorana Plus.