Fabrizio Corona-s i bie dhëmbi gjatë intervistës ndërsa po fliste për të dashurën sekrete

Fabrizio Corona është një nga emrat më të spikatur në Itali. Përveç karrierës së tij dhe problemeve që ka pasur shpesh herë me ligjin, Fabrizio është njohur dhe nga lidhja disavjeçare me Belen Rodriguez. Ai është ftuar së fundmi në programin “Verissimo” drejtuar nga Silvia Toffanin, për të dhënë disa detaje të reja mbi librin e tij “Non mi avete fatto niente”. Teksa tregonte disa nga historitë e shkruara dhe në libër, ai ka zbuluar se në fakt është duke u frekuentuar me një person tjetër, por nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e saj, shkruan Who. Gjithsesi, çfarë ka marrë vëmendjen e të gjithëve nuk ishte lajmi për lidhjen e tij të re. Teksa po tregonte historinë e të dashurës secrete dhe disa histori të tjera, Fabrizios i bie dhëmbi në skenë dhe menjëherë ngrihet për ta marrë. Nëse dikush tjetër do të ishte në vendin e tij nuk do të reagonte në këtë mënyrë, por për shkak të veprimit të tij publiku shpërtheu në të qeshura.

https://www.youtube.com/watch?v=SF3FxiBy5hg