Fejohet motra e Almeda Abazit, foto nga ceremonia

Motra e ish-Miss Shqipëria 2008 Almeda Abazi, Ilda është fejuar ditën e sotme me partnerin e saj turk Kenan Sipahi. Ka qenë Almeda ajo e cila përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, ka zbuluar lajmin duke ndarë foton nën urimet e sinqerta për motrën, sipas Prive. “Uroj të jeni shumë të lumtur. Ju dua shumë Ilda dhe Kenan” shkruan Abazi. Ilda dhe Kenan janë prej kohësh në lidhje dhe zyrtarizimi me fejesë ishte vetëm çështje kohe. Tani na mbetet të presim për dasmën e madhe!