Fjoralba Ponari në lidhje disavjeçare: Arsyeja pse nuk ia zbuloj identitetin të dashurit

Në natën e ndërrimit të viteve, moderatorja Fjoralba Pronari zgjodhi të urojë në mënyrën më të veçantë. Ajo publikoi në ‘Instastory’ një foto ku shfaqej krahas një mashkulli, të cilit ja mbuloi fytyrën me një zemër. Mjaftoi kjo foto dhe të gjithë u bënë kuriozë të mësonin se kush ishte djali ‘misterioz’ që i ka vjedhur zemrën bukuroshes. Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm për “Ëake Up”, moderatorja ka zbuluar se është në një marrëdhënie, por imazhin e partnerit nuk do e bëjë publik për një kohë të gjatë. “Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, u shpreh Fjoralba, sipas Who. Së shpejti moderatoren do e shohim në ekranin e “Top Channel” në emisionin “E Diell”.