Foto e rrallë/ Angelina Jolie për herë të parë me të gjashtë fëmijët e saj

Kemi parë Angelina Jolie të marrë me vete disa nga fëmijët e saj në premiera dhe tapete të kuq, por rrallëherë i kemi parë të gjashtë së bashku. Jolie ka pozuar në një fotografi të rrallë familjare me gjashtë fëmijët e saj.

Angelina-Jolie-2

Ylli i Hollywood u shoqërua disa ditë më parë nga fëmijët në premierën e filmit të Netflix, ‘The Boy Who Harnessed The Wind’, në Crosby Street Hote në New York. Aktorja-43 vjeçare moderoi eventin dhe në mbrëmjen e madhe mori me vete të gjithë fëmijët e saj; Maddox 17 vjeç, Pax 15 vjeç, Zahara 14 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10-vjeçarë, Vivienne e Knox, që i ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt.

Angelina-Jolie-1

Kjo nuk është hera e parë që fituesja e çmimit Oscar është parë me fëmijët gjatë ditëve të fundit.