Foto/Ky është i fejuari biznesmen i Elvana Gjatës

Ky që shihni në foton më poshtë është biznesmeni Ervin Mata, 31-vjeçari i shpallur në kërkim prej policisë për krimin e trefishtë mbrëmë në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u plagosën Ervis Martinaj Eljon Hato dhe Laert Hata. Ervin Mata është gjithashtu i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata, për të cilën ka nisur edhe sherri në lokal.Vetë këngëtarja ishte e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja, ndërsa sot u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj. Nga raportimet e deritanishme, një prej shoqëruesve të Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren, ndërsa në këtë moment ndërhyri truproja e saj, shtetasi Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando. Pikërisht ky shtetas qëlloi me armë ndaj Ervis Martinajt, Eljon Hatos, Laert Hatas dhe Fabiol Gaxhës. Ky i fundit mbeti i vdekur. Veç të dashurit të Elvana Gjatës, në kërkim është edhe komandoja Merviol Bilo dhe shtetasi Fabjol Alushi./Lapsi.al