Futbollisti i njohur martohet me bekimin e Presidentit të Turqisë, Erdogan

Mediat e huaja kanë publikuar imazhet e para të martesës së futbollistit të njohur Arda Turani, i cili i dha fund beqarisë me të dashurën prej disa vitesh, Aslihan Dogan. Martesa e 31-vjeçarit bëri bujë pasi skuadra e Barcelonës e ka huazuar te klubi turk, Basaksehir, i cili pozicionohet aktualisht në vendin e tretë të Superligës së Turqisë. Ai i propozoi martesë partneres në ditëlindjen e një miku dhe gjatë fundjavës kurorëzuan lidhjen. Futbollisti organizoi një ceremoni të thjeshtë celebrimi, duke qenë se nuk bëri dasmë për shkak të konfrontimit ushtarak mes ushtrisë turke dhe forcave kurde. Çifti kanë vendosur të mos organizonin dasmë në shenjë respekti për viktimat e konfliktit të armatosur mes forcave ushtarake turke dhe kurdëve të Sirisë. ”Vendi ynë dhe trupat tona po luftojnë. Nuk do të ketë dasmë, kur ka një luftë. Në këtë rast nuk mund të argëtohemi”, tha ai për mediat turke. Dëshmitar i martesës së tyre që i bekoi për martesë të gjatë e të lumtur ishte Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan si dhe bashkëshortja, Eminia. Fotografitë dhe videoja e dasmës së çiftit të ri turk nisën të shpërndaheshin shumë shpejt nga mediat online, edhe për faktin se ata vendosën të martohen pas shumë polemikave dhe një ndarjeje disa mujore. Theksojmë se në ditën më të lumtur të tyre ishte edhe sulmuesi i kombëtares turke, Burak Yilmaz. Çifti u fejuan para dy muajsh, ndërsa ceremonia e celebrimit të futbollistit të Barcelonës, i huazuar tek skuadra e Basaksehirit ishte tërësisht private. /Story.al/