My STORY

Genc Salihu rrëfen rolin e homoseksualit: “Arritja deri në “Oscars” do të ishte përrallore dhe e rrezikshme”

Genc-Salihu-1

go to link Nëse një artist shqiptar fiton një “Oscar”, çfarë do të kërkonte më shumë nga jeta? Edicioni i 91-të i çmimeve “Oscar” ka kandidatë 3 filma shqiptarë të propozuar nga Kosova, një prej të cilëve është “Martesa”, ku muzikanti i njohur Genc Salihu luan në rolin e protagonistit. Deri sa të bëhen selektimet, ku vendoset nëse filmi shqiptar do të pranohet në kategorizime ose jo, Salihu tregon për fuqinë e rolit të parë, që mund t’i ndryshojë komplet drejtimin në art. Ai ka punuar pesë vjet për rolin e guximshëm të muzikantit, ku shtjellohet dashuria homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre. Ish-trajneri nga Kosova i “The Voice of Albania” rrëfen për “Panorama Plus” gjithçka për lirinë seksuale, që ka përjetuar në skenat e shtratit në këtë film, ku bën dashuri me aktorin Alban Ukaj.

orlistat online no prescription Deri sa të bëhen selektimet e “Oscars”, a mund të themi në këtë rast se ke fatin e fillestarit, duke qenë se ky është roli yt i parë në kinema?
Arritja deri në “Oscars” do të ishte përrallore. Një gjë fantastike rreth këtyre tre filmave është se janë të tre nga regjisore gra. Mendoj se kjo vlen të përmendet në veçanti. Në të vërtetë, këtu janë dy mrekulli. Njëra është vetë fakti se kinematografia kosovare ka pasur suksese mahnitëse vitet e fundit, fitore të njëpasnjëshme gjithandej botës, e, së fundmi, edhe nëpër kinematë vendore. Dhe tjetra, po aq e rëndësishme, që skena është totalisht e donimuar nga gratë. Shumica e regjisoreve janë gra, por edhe në reparte të tjera të fushës ka përfshirje të madhe. Të dyja këto janë lajme sa të pazakonshme, aq edhe të mira.

Genc-Salihu-3

go to link Nëse e marrim të mirëqenë seleksionimin e filmit ku ti luan dhe të jeni në garë mes emrave më të mirë në botë. Mund të përmendësh aktorin apo aktoren hollivudian/e që ti i ke edhe idhuj, edhe rivalë në këtë rast?
Vitet e fundit kam ndjekur shumë seriale. Ka shumë gjëra të mira që po prodhohen në botë, siç dihet. Brian Cranston dhe Bob Odenkirk më kanë lënë shumë përshtypje. Një aktore që më ka tërhequr gjithmonë është Tilda Swinton.

“Martesa” është një film me regji të Blerta Zeqirit. Çfarë mbrese të la botëkuptimi i një femre si ajo, që bën film për dashurinë e dy djemve?
Blerta është shoqe e imja e mirë. Ajo ka një intuitë të thellë dhe instinkt të pagabueshëm. I lexon njerëzit dhe situatat me shumë çiltërsi. E ka edhe një guxim të pashoq. Këto, mes të tjerash, e bëjnë regjisore të jashtëzakonshme. Blerta, çfarëdo që bën, e bën në dialog të përhershëm me vetveten. Kjo është cilësi e rrallë.

Genc-Salihu-2

“Gardhi” me regji të Lendita Zeqirajt dhe “Ajo” nga regjisorja More Raça janë dy filmat e tjerë të propozuar për “Oscars”. I ke ndjekur këta dy filma dhe çfarë mund të veçosh si veçanti në secilin prej tyre?
Natyra e skenës së filmit është e tillë që shpesh di t’ia vështirësojë publikut qasjen te filmat. Nëse e ke humbur premierën, atëherë duhet të presësh ndonjë festival. Shfaqjet nëpër kinema komerciale kanë filluar të shpeshtohen dhe ky është lajm i mirë, por prapë shumica e filmave nuk shfaqen në këtë mënyrë. Kështu, ne shpesh mbetemi pa i parë edhe filmat e njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera, jo, nuk i kam parë këta dy filma, por e kam ndërmend t’i shoh së shpejti!

Bekimi, Anita, Noli, një trekëndësh i vështirë dashurie, ku ngjarjet janë vendosur gjatë Luftës së Kosovës. Gjatë xhirimeve u afeksionove më shumë me aktorin Alban Ukaj apo Adriana Matoshin, gruan e tij në film?
Me Albanin jemi shokë të vjetër, ndërsa me Adrianën u bëmë shumë të afërt gjatë përgatitjes së filmit. Të dy janë shumë të mirë dhe nuk i shoh aq sa do të kisha dëshirë. E kam thënë, por kurrë s’mjafton, se sa shumë mbështetje më kanë dhënë këta të dy për rolin. Ka qenë dhuratë!

Genc-Salihu-4

Ti vetë ke krijuar familje me regjisoren Kaltrina Krasniqi. A është martesa juaj aq ideale sa të mos ketë kurrë vend për persona të tretë në mes?
Tashmë është një person i tretë në mes – vajza jonë. Mund të ketë edhe person të katërt një ditë. Sa të na zërë makina.

Skenat në shtrat me shokun në film i ke konsideruar ato më thjeshtat. Kjo do të thotë se ti s’ke asnjë tabu, apo mund të na përmendësh ndonjë të tillë?
Tabu, thelbësisht, do të thotë e “ndaluar”. Ideja se mund të ndalosh diçka, është e kotë. Nuk kam tabu, por mund t’i kem disa preferenca. Të gjithë sot mund ta vënë re se, sa më të reja gjeneratat, aq më radikalisht të tjera idetë – kjo është diçka që po e përkufizon gjeneratën që nganjëherë e quajnë post-internet (Domethënë ka ardhur pas internetit). Më rrëmben fakti se do ta shohim një botë të re me sytë tanë. Në shumë mënyra, është ngjashëm si në fillimshekullin e kaluar – në njërën anë Hitleri, në tjetrën Einstein-i. Si duket, prapë është koha të luftojmë për liri, apo më mirë e thënë, për liritë tona. Përfshirë edhe liritë seksuale.

Meqë i ke provuar deri diku të dyja tashmë me skenën e filmit, shijon më shumë të bërit dashuri me një femër apo mashkull?
Nuk e kam kaluar ylberin me këtë rol, vetëm e kam lartësuar, i kam kënduar atij.

Genc-Salihu-1

Nëse arrini të fitoni një “Oscar” çfarë do të kërkosh nga jeta më tej si artist?
Kjo është një pyetje shumë e mirë. Çfarëdo që ia kthen njeriut vëmendjen nga vetvetja është e rrezikshme. Mund ta paramendosh se si një gjë e tillë do të mund të ndërhynte keq me rrjedhën e natyrshme të proceseve të brendshme. Por, marrë statistikisht, do të mund të ndodhte edhe e kundërta. Si me çdo gjë.

Profesioni yt i parë është muzikant. Ke marrë ndonjë ofertë tjetër si aktor dhe cilat janë projektet e tua të reja në muzikë?
Po, kam marrë oferta. Nuk është gjë e thjeshtë sepse unë, megjithatë, nuk jam aktor dhe njëkohësisht jam dikush, që e ka atë respektin klasik për zanatin brenda artit, u përulem mjeshtërve. Kështu që duhet pasur kujdes, sepse lehtësisht do të mund të ndodhesha në situatë të pakëndshme. Por, prapë, në rrethanat e duhura, me ekipin dhe skenarin e duhur, është absolutisht punë që bëhet, madje me qejfin më të madh./Panorama Plus