Gent Bushpepa rokeri i eksperimenteve, dikur me flokë të gjata sot bëhet zero

Ai është padyshim një nga vokalet më të mirë shqiptarë. Pas pjesëmarrjes në ‘Eurovizion’ fama e tij kaloi kufijtë e Shqipërisë. Ajo çka ra në sy ishte fakti se këngëtari i njohur nuk u pëlqye vetëm për zërini mrekullueshëm dhe performancën në spektaklin e muzikës, por edhe për pamjen e tij. Eugenti është renditur ndër meshkujt më simpatik në “Eurovizion” nga sondazhet që janë realizuar. Por e mbani mend si ka qenë dikur rokeri? Ndër vite Eugenti ka bërë shumë ndryshime në ‘look’. Nga flokët e gjatë te të shkurtrit fare apo zero ja si ka ndryshuar këngëtari, shkruan Who.