Genta Ismajli zbulon detaje nga jeta private: Jetoj me nënën, do të doja të kisha shumë fëmijë

Genta Ismajli ishte e ftuar speciale e kësaj të hëne në emisionin “Ftesë në 5” të Bieta Sulos. Përveç planeve për karrierën, Genta zbuloi edhe detaje të shumta në lidhje me jetën e saj private. Ajo ka treguar se vazhdon ende të jetojë në një shtëpi me nënën e saj dhe se ajo është personi që i gjendet pranë në çdo moment.

Pavarësisht se nuk është në një lidhje, Genta tregoi se i ka shumë të qarta idetë për partnerin e saj. Ajo zbuloi se do të donte të kishte pranë dikë që do i kuptojë shakatë e saj, që nuk do bëhet xheloz dhe që ka trup të bukur. Këngëtarja ka treguar se do donte që të ketë shumë fëmijë dhe shtoi me shaka se vitin tjetër do të bëhet nënë për herë të parë. Kujtojmë se rreth 1 muaj më parë Genta publikoi këngën e saj ” Zjarr”, pas një mungese të shkurtër në tregun muzikor shqiptar. /revistawho.com

View this post on Instagram

Genta Ismajli: I kam qejf fëmijet, por ngela pa asnjë! @genta.ismajli #Ftesënë✋ #TopChannel @topchannelalbania

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on