Getinjo pozon i zhveshur si Ronaldo, a e ka bërë trupin reperi si idhulli i tij?

Reperi i njohur kosovar, Getinjo, ka bërë të ditur për fansat e tij se nuk do të sjellë projekte të reja këtë verë. Krejt kjo pauzë vjen ngaqë ai dhe vëllai i tij, reperi Mozzik, do të punojnë për projektet e reja që do të lançohen pas verës. Sido që të jetë, Getinjo është një personazh mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Shpesh, ai ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme e tij, ndërsa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese. Së fundmi, reperi nga Ferizaji ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet i zhveshur duke vënë në pah trupin e tij, shkruan Express.Ai gjithashtu vë në dukje edhe tatuazhet e shumta, me të cilat ka mbuluar një pjesë të mirë të trupit. “CR7”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar pozës së marrë si futbollisti i famshëm, i cili shpesh pozon i zhveshur për të reklamuar linjën e të brendshmve të tij.