Giroud: E pamundur të deklarohesh homoseksual në botën e futbollit, edhe pse lahemi në dushe të përbashkëta

Sulmuesi francez i Chelseat, Olivier Giroud, ka folur për çështjen e homoseksualitetit në botën e futbollit. Giroud ka thënë se është e pamundur që të deklarohen ata lojtarë që janë homoseksualë. “Është e pamundur që të deklarohesh si homoseksual në futboll”, ka thënë Giroud.

“E kuptoj dhembjen dhe vështirësitë që kanë atletët profesionistë që të deklarohen për këtë, mirëpo unë jam shumë tolerant sa i përket kësaj çështjeje”.

“Në futboll ka shumë punë për të arritur deri te toleranca sa i përket homoseksualëve”, shkruan Express. “Në dhomat e zhveshjes ka shumë testosterone, shoqëri dhe dushe të përbashkëta, është e komplikuar por kështu është”.