Gjiko dhe Elita Rudi drejt celebrimit, data e dasmës më afër se ç’pritej

Në fund të qershorit reperi Asdren Gjikolli, i propozoi të dashurës së tij martesë. Moderatorja Elita Rudi i tha po propozimit të Gjikos, ndërkohë që çifti vijnë tani me lajme të tjera. Përserisa ata u fejuan, ditë më parë u raportua se po presin një bebe, dhe që tani kemi filluar t’i dëgjojmë zilet e celebrimit dhe dasmës. Siç merr vesh Prive nga burime pranë çiftit, dasma do të bëhet në fund të gushtit. Data që Gjiko dhe Elita kanë rezervuar për kurorëzim, thuhet se është 23 Gushti!