Gjon Karrica & Jessy Hennesy rikthehen çift tre muaj pasi u bënë prindër

Gjon Karrica dhe Jessy Hennesy, çifti që u bënë të njohur në Shqipëri për klipin me skena të nxehta erotike “Sex Toy”, sapo kanë publikuar klipin e tyre të ri “Shqiptari i zi”. Projekti muzikor me skena jo të zakonshme të frymëzuara nga kultura afrikane rikthen si çift dy artistët, tre muaj pasi ata u bënë prindër për herë të parë të një djali. Jessy është këngëtarja braziliane me të cilën ai erdhi në Tiranë për klipin “Sex Toy”. Edhe pse në intervistat e tyre u prezantuan si ex të njëri-tjetrit ata kanë një marrëdhëie të hapur me ndarje e ribashkime.