Grabitet këngëtarja e njohur shqiptare, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe…

Rosela-2

Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu ka rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja raportohet nga ShkodraNeës, sipas të cilit, shtëpia e këngëtares është vjedhur pa lënë gjurmë. Fatmirësisht në momentin e grabitjes askush nga familjarët nuk ka qenë brenda, sepse familja e këngëtares jeton në Tiranë. Hajdutët kanë marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar. Grabitjet janë kthyer në një problem i madh në qytetin e Shkodrës. Numri i tyre është në rritje gjithnjë e më shumë duke u kthyer në një situatë problematike.