Gratë që u kanë rrëmbyer zemrat futbollistëve të Kombëtares, njihuni me to

I shohim të vrapojnë në fushën e blertë në kërkim të fitores, por dimë shumë pak për jetën e tyre private. Shumica jetojnë jashtë Shqipërisë dhe tregohen shumë të rezervuar lidhur me raportet e tyre të dashurisë. Por jo me të gjithë ndodh kështu. Disa prej futbollistëve të kombëtares shqiptare të futbollit tashmë kanë marrdhënie të konsoliduara dhe të kurorëzuara në martesë. Të tjerë janë bekuar edhe me ndjesinë e të qenurit prind.
Një detaj që bie në sy janë vajzat që lojtarët kuq e zi kanë në krah, njëra më e bukur se tjetra. Ato janë vajza me një profil të ulët publik pavarësisht se partnerët e tyre kanë famë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, në shtete ku zhvillojnë karrierën e tyre, sipas Who. Më poshtë po ju sjellim “nuset” më të bukura që mbajnë në krah djemtë e kombëtares kuq e zi.