Heidi Lushtaku tregon si u fejua me boksierin e njohur

Për herë të parë në një emision televiziv, ata kanë treguar se si ka nisur gjithçka në mes tyre. Kampioni europian i boksit, Haxhi Krasniqi dhe e fejuara e tij, modelja Heidi Lushtaku mbrëmë në emisionin Nd’rrimi i Natës, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë dhe është shumë simpatike. “Na ka njohur një mik i përbashkët”, ka thënë Haxhia, shkruan Prive. “Unë si çdo vajzë kam rezistuar në fillim, qysh kemi qejf ne çikat me na lut kapak”, ka thënë me shaka Heidi.