Historia plotë e abuzimit seksual të 13-vjeçares/ E detyruan të kryente marrëdhënie seksuale me 7 djem

Vazhdojnë të dalin detaje tronditëse nga historia e abuzimit seksual të 13-vjeçares në Kavajë. Sipas dosjes së saj të publikuar nga “Tiranapost”, historia nisi nëpërmjet Instagram-it për një ese. Shoku i saj, me të cilin kishte një romancë, i kishte kërkuar që t’i bënte një ese për detyrë klase dhe nga kjo kishte vijuar më pas komunikimi mes tyre. Pasi ai i kishte shprehur ndjenjën e simpatisë, i kishte kërkuar që të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Akti seksual ndodhi në një bilardo, ndërsa dyshja ruhej nga një prej shokëve të tij, i cili i regjistroi dhe më pas e shantazhoi të miturën se do ta publikonte.

13-vjeçarja u detyrua përmes shantazhit që të kryente marrëdhënie seksuale me 7 nxënës në ditë të ndryshme, për rreth 2 muaj.
Ata takoheshin në vende të ndryshme, si bilardo, tek shtëpia e gjyshërve të njërit prej djemve. Historia u denoncua në policia më 26 janar, 10 ditë më vonë pasi mësuesja e shkollës e kishte mësuar ngjarjen dhe kishte lajmëruar nënën e të miturës.

Njohja ne Instagram
Shoku i saj A me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë i ka kërkuar që t’i bënte një ese. E mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti që shoku i saj po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër e i ka thënë se e kishte qejf. E mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej por ai i ka zënë be vëllanë dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura me kalimin e ditëve fliste për çdo gjë me A përmes Instagramit.
Lutja për marrëdhënie seksuale
Duke qenë se në fillim të tetorit 2018 i mituri kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë por donte që të kryente marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i ishte përgjigjur duke thënë direkt jo. Fillimisht i mituri nuk ka këmbëngulur por më pas çdo tre katër ditë kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson dëshirën. Djali ka qëndruar i ftohtë dhe pas shumë lutjeve vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie së bashku.

Plani në shtëpinë e shokut
Në fund të tetorit 2018 e mitura së bashku me të miturin A, ka shkuar tek një dyqan që ka qenë dikur bilardo në oborrin e shtëpisë së të miturit H, i cili është dhe shoku i ngushtë dhe shok klase i të miturit A. Djali dhe vajza kanë kryer marrëdhënie së bashku, ndërkohë që i mituri ka qëndruar jashtë. Vajza ka treguar se H qëndronte jashtë pasi ata nuk e shikonin duke i siguruar që të mos vinte njeri pasi në shtëpinë e tij ndodheshin prindërit. Pasi kanë kryer marrëdhëniet seksuale janë larguar, pasi i mituri kishte frikë se mund ti vinin prindërit.

Shantazhi me videon
Pas dy ditësh i mituri A ka shkruar në Instagramin e tëë miturës duke i thënë se shoku i tij H i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij.
E mitura ka deklaruar se nuk e ka parë A me telefon në dorë ditën që ka kryer marrëdhënie dhe nuk e di si e kishte bërë videon. I mituri A i kishte thënë se shoku i tij H, se ajo duhet të kryente marrëdhënie seksuale me kushërinjtë e tij në të kundërt do ta publikonin videon në internet. E mitura i ka thënë të miturit A se këtë punë duhej ta zgjidhte ai por ky i fundit iu përgjigj se nuk kishte cfarë të bënte pasi ia kishin marrë videon me pabesi.

I mitur H i ka lënë disa ditë afat të miturës për të kryer marrëdhënie seksuale me të dhe persona të tjerë përndryshe do i nxirrte videon. E mitura i ka thënë vazhdimisht jo dhe ndërkohë fliste në instagram me të miturin A i cili i thoshte se nuk kishte cfarë të bënte.

Abuzimi kolektiv
E ndodhur në këto rrethana e mitura ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale në magazinën ish bilardo fillimisht me të miturin A, ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit H dhe C, më pas me të miturin C ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit A dhe H dhe pasi është larguar i mituri C ajo ka kryer marrëdhënie dhe me të miturin H ndërkohë që jashtë qëndronte dhe bënte roje i mituri A.

Po kështu e mitura ka deklaruar se ndërkohë që ka qenë me të miturin C i ka kërkuar të fshinte videon dhe ky i fundit i ka thënë se e kishte fshirë. Në vijim në fund të nëntorit 2018 e mitura ka shkuar tek shtëpia e gjyshërve të të miturit A duke qenë se ata kishin ikur në Itali. Në tualetin e kësaj shtëpie ka kryer marrëdhënie seksuale fillimisht me D ndërkohë që në kuzhinë qëndronin A dhe B.

E kërcënojnë se do t’ia tregonin prindërve
Në fillim të dhjetorit e mitura vazhdonte komunikimin normalisht në instagram me të miturin A por më 17. 12.2018 ky i fundit i ka shkruar se duhej të ndaheshin. Të nesërmen i mituri B i ka shkruar se donte të kryenin marrëdhënie së bashku dhe nëse nuk pranonte do njoftonte prindërit dhe mësuesen

Më 20.12 2018 ajo është ndarë me A dhe pas dy tre ditësh i ka shkruar në instagram i mituri tjetër H duke i thënë se shtetasit E, shokut të tij të ngushtë i kishte rënë në dorë video dhe nëse nuk kryente marrëdhënie me të do ta përhapte. I mituri H i ka thënë se do të shkojnë tek një pallat i ri pranë lagjes së tij dhe më 27. 12. 2018 pasi ka mbërritur atje ka parë se përvec shtetasve H dhe E kishte shkuar dhe mituri A ish i dashuri. Fillimisht ka kryer marrëdhënie me të miturin E të cilin e ka pyetur se ku e kishte gjetur videon por nuk i ka thënë. Më pas ajo ka kryer marrëdhënie me A dhe më pas me H.

Kërcënimi se do t’i vrisnin prindërit
Pas pushimeve të fundvitit të miturës i ka shkruar në instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat mamanë dhe babanë. Pas disa ditësh në muajin janar shtetasii B i ka shkruar duke thënë s e ai kishte edhe shokun e tij. I cili quhej F dhe donte të kryente marrëdhënie me të në pallatin e Bajazitëve. E frikësuar nga B, referuar faktit se ai ishte në klasë të 9 e mituar kreu marrëdhënie seksuale në katin e shtatë të pallatit me shtetasin F.

Pas disa ditësh të miturës i ka shkruar sërish në instagram i mituri B dhe e ka kuptuar se videon e kishin shumë djem të klasës, po kështu ndërkohë që ishin në klasë i mituri A i ka thënë se videon e kishte dhe shtetasi G për këtë duhej të kryente dhe marrëdhënie seksuale me G. Në janar 2019 e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me G dhe me A. Para se të paraqiste kallzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blente pajisje lojrash në internet.

Me shfrytëzimin e vajzës djali do të blinte lojën në internet – Në janar 2019 e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me G dhe me A. Para se të paraqiste kallzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blente pajisje lojrash në internet.
Pasi e ka pyetur shtetasin A në lidhje me këtë ky i fundit e ka pohuar duke thënë se sa të blinte pajisjen do ta mbyllnin këtë muhabet.

Të premten e javës para se të bënte kallëzimin penal mësuesja kujdestare e ka pyetur vajzën se çfarë marrëdhëniesh kishte me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ia ka treguar nënës së saj, dhe i ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës./Oranews