Showbiz

Horoskopi i datës 15 prill 2019 nga Susan Miller

order Clomiphene 100mg online find out this here Dashi
Një lidhje e re shumë e ngushtë mes jush dhe një personi unik po shihet në horizont. Dashuria juaj e pakushtëzuar i ka fituar zemrën personit në fjalë, ndaj kjo periudhë ju ngjit në qiellin e shtatë.

Demi
Është koha ideale të rilidheni me njerëzit që keni lënë në të shkuarën, por kanë ende shumë rëndësi për ju. Ky ri-union me miqtë do t’ju shërbejë shumë në përmirësimin tuaj shpirtëror.

Binjakët
Sot do të ndiheni shumë sensitivë dhe melankolikë. Kjo ditë ju lidh me familjen dhe ju bën të kuptoni vlerat e vërteta të saj. Një piknik ose aktivitet me familjen është i duhuri për të thyer rutinën.

Gaforrja
Do t’ju duhet të përshkruani veten, por kjo kërkon sinqeritet. Nuk do të shfaqni aspektet tuaja reale, pasi keni frikën e mospranimit. Gjithsesi kini parasysh se kush dëshiron t’ju njohë do e bëjë.

Luani
Dita e sotme ju gjen shumë romantik dhe me dëshirën e madhe që të jeni më pranë partnerit. Po konsideroni hedhjen e një hapi të madh dhe kjo ju ka bërë konfuz, por yjet ju thonë se nuk duhet të shqetësoheni.

Virgjëresha
Disa probleme në punë ju bëjnë të mos jeni në formën e duhur. Keni përshtypjen se eprorët nuk ju vlerësojnë sa duhet dhe se idetë tuaja po anashkalohen. Mërkuri ju sugjeron të bëni durim!

Peshorja
Do të merrni përsipër më shumë se ju takon këtë javë, por bëni kujdes dhe mos i superoni mundësitë tuaja. Premtimet e pambajtura sjellin vetëm zhgënjim dhe kjo ju bën të humbni në raport me njerëzit.

Akrepi
Një ditë jo shumë e mirë ju pret. Disa aspekte që ju i keni dobësi, si: dashuria, financat dhe karriera nuk do të jenë në gjendjen më të mirë, por kjo nuk duhet t’ju stresojë. Ditë të mira ju presin!

Shigjetari
Një largësi e panjohur dhe shumë e rrezikshme është duke u kthyer në hendek mes jush dhe personit të zemrës. Jini vigjilentë dhe të kujdesshëm nëse nuk doni ta humbisni lidhjen shpirtërore.

Bricjapi
Edhe pse situata në të cilën ndodheni momentalisht është e vështirë, sërish keni zgjedhur të qëndroni optimistë. Kjo zgjedhje do t’ju ndihmojë shumë në rezultatet e mëpasshme në lidhje me karrierën.

Ujori
Financat po marrin drejtim pozitiv. Talenti dhe aftësitë tuaja janë duke u vënë re nga shumë njerëz dhe kjo po ju ndihmon shumë në vetëbesimin tuaj. Është shumë mirë kur shpërbleheni!

Peshqit
Sot partneri do t’ju akuzojë se po i anashkaloni ndjenjat dhe nevojat e tij dhe ka mëse të drejtë. Jeni fokusuar totalisht te karriera dhe shoqëria, duke e lënë në hije partnerin dhe dashurinë e tij.