Hygerta Sako kujton fëmijërinë: Edhe pse të varfër më ka marrë malli për…

Gazetarja e sportit, Hygerta Sako është një ndër më të komentuarat e showbiz-it shqiptar. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka postuar një fotografi nga fëmijëria e saj. “1 shtator 1983 dita e parë e klasës së parë. Flokët sikur m`i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra), dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi, sipas Panorama Plus. E megjithatë, edhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”, shkruan Hygerta në foton e postuar në “Instastory”.