Wedding Story

Anisa & Blert Kozhani: U njohëm në facebook pesë vite më parë, takimi i parë poshtë urës dhe muaji i mjaltit në Dubai e Maldive

 

Historia e tyre përmbys stereotipin se rrjetet sociale janë thjesht humbje kohe, pasi përveç ndonjë flirti rastësor nuk mund të takosh dot kurrë njeriun e jetës. Por Anisa dhe Blert Kozhani rrëfejnë të kundërtën. Ata e njohën njëri-tjetrin pikërisht në facebook kur ishin 17 vjeç, dhe u dashuruan që në takimin e parë poshtë një ure, që është dhe ura e tyre e fatit, pasi aty dhëndri i bëri propozimin për martesë nuses. 22 vjeçarët nga Lipjani i Kosovës, por që jetojnë në Zvicër rrëfejnë të gjitha detajet e ceremonisë martesore mes traditës dhe modernes në datën 3 gusht, dhe muajin e mjaltit në Dubai dhe Maldive.

Si e kujtoni historinë tuaj, do të preferonim të na e rrëfente dhëndri?
Historinë tonë e kujtoj me shumë dashuri dhe naivitet. U njohëm nëpërmjet facebook-ut, dhe data 22 janar 2011 ishte hera e parë që pashë Anisën.
Dashuria juaj ishte me shikim të parë, apo një dashuri që lindi me kalimin e kohës?
Ishte dashuri me shikim të parë.
Sa kohë nga njohja vendosët të martoheshit?
Vendosëm ta kurorëzojmë dashurinë tonë pesë vjet pas njohjes sonë pikërisht në datën 3 gusht 2016.
Ku qëndron veçantia e propozimit tuaj?
Propozimi i martesës u bë në urën ku jemi takuar për herë të parë. Këtu qëndron dhe veçantia e historisë sonë.
Flasim pak për ceremoninë e kurorëzimit, ishte dasmë moderne apo tradicionale?
Jemi munduar të organizojmë një martesë moderne duke mos harruar traditat tona. Veçantia jonë ishte thjeshtësia në çdo detaj.
I bëtë ndonjë surprizë njëri-jetrit, po të afërmit me çfarë ju befasuan?
Surprizat ishin të shumta, por më e veçanta ishte kur prindërit e Blertit (dhëndrit) i dhuruan orën e tij të preferuar “Rolex”.
Meqë nusja është një këshilltare mode, për çfarë ratë në sy në stilin tuaj të veshjes atë natë?
Të dy jemi munduar të jemi vetvetja.
Përveç faktit që ndryshuat statusin nga beqarë në të martuar, çfarë e bëri të paharrueshme momentin e ngjitjes në altar?
Padyshim ishte natë e veçantë, sepse po kurorëzonim dashurinë tonë në praninë e familjarëve dhe miqve. Dhe që nga ajo natë do të ishim të bashkuar pëgjithmonë.
Kujtoni ndonjë marrëzi si nuse e dhëndër, bëtë diçka ndryshe nga çiftet e tjera?
Jo, asnjëri prej nesh. Në fakt jemi munduar të jemi sa më natyralë.
Kujtimi më i veçantë për nusen?
Puthja jonë e parë.
Po për dhëndrin?
Udhëtimi ynë i parë.
Muzika e ceremonisë
Hyrja e çiftit u shoqërua me një muzikë të lehtë me violinë, dhe më pas ata kërcyen me melodinë e këngës “All of me”. Pjesa tjetër e ceremonisë vazhdoi me muzikë popullore, ku deputuan këngëtarët e mirënjohur, Shaqir Cervadiku dhe Sala Bekteshi. Po ashtu nuk mungoi vallëzimi tradicional.
Momenti i prerjes së tortës
Prerja e tortës u bë nën tingujt e muzikës live.
Muaji i mjaltit
Muajin e mjaltit çifti do e kalojnë në Dubaï dhe në Maldive, gjatë muajit nëntor.

 

Skeda e çiftit

Çifti: Anisa & Blert Kozhani
Mosha: 22 vjeç të dy
Profesioni
Dhëndri: Orëtar pranë firmës së mirënjohur “Rolex”
Nusja: Këshilltare e modës
Viti i njohjes: 22.01.2011
Data e dasmës: 03.08.2016
Motoja për martesë jetëgjatë?
Motoja për martesë jetëgjatë mbi të gjitha është sinqer