My STORY

Edber Laho fejohet me stilisten gjashtë muaj pas njohjes: Ajo është ndryshe nga të gjitha femrat që ka njohur në jetë

edber-laho-1

Modeli nga Prishtina që u bë i njohur në lojën e “Big Brother 7”, Edber Laho, do të zyrtarizojë më 17 dhjetor me fejesë lidhjen me të dashurën e re, Narka Karismatik. Edberi që jeton në Gjermani, tërhoqi vëmendjen me një dedikim, që i bëri partneres pak ditë para fejesës. Bashkë me planet e martesës në maj të vitit të ri 2017, Edberi rrëfen lidhjen perfekte me stilisten që e quan “gruaja”.

Edber sapo ke deklaruar lidhjen tënde të re pak para fejesës. Ke plan të martohesh?
Po, e vërtetë, në datë 17 dhjetor do të organizojmë ceremoninë e fejesës, ndërsa në 20 maj të vitit 2017, kemi caktuar datën e dasmës. Fejesën po e organizojmë në Paris në shtëpinë e saj, me familjet tona.
Ku u njohët dhe sa kohë keni bashkë?
Narka është nga Kosova, por ka lindur në Francë. Jemi njohur në Paris para gjashtë muajsh dhe jemi bashkë që atëherë. Mund të them se është një njeri që ma ka dërguar Zoti, dhe zemra ime ndihet shumë mirë me të. Më e rëndësishnja është se duhemi e nuk mundemi dot të rrimë pa njëri-tjetrin. Jam shumë i lumtur që kam njohur në jetë një femër si e dashura ime.
Ende pa u martuar ke bërë një dedikim publikisht, ku i premton dashuri të përjetshme. Çfarë të bën të ndihesh kaq i sigurt dhe i plotësuar?
Po, i kam premtuar që do e dua gjithmonë. Dhe këto fjalë më dalin nga zemra ime për të se është shumë e mirë, aq sa s’kam njohur kurrë një të tillë në jetën time. Falenderoj Zotin që më ka dërguar një vajzë si ajo, që është krejt ndryshe nga të tjerat për mua!
Si ndihesh që do i japësh fund beqarisë?
Jam shumë i lumtur, sepse është fat që kam njohur një femër si ajo. Më bën ta shoh jetën me sy tjetër, pra me sy më të mire, kështu që e kuptoni vetë si ndihem.
Cili është sekreti i sjelljes së saj me ty, si t’i ka gjetur telat?
Unë e ndjej që ajo mundohet në çdo aspekt të më japë dashuri, dhe gjithçka që bën, e bën me zemër. Më duket si një engjëll që më do vërtet. Edhe unë e dua dhe i lutëm Zotit të jem më të deri në vdekje.
Gjatë këtyrë gjashtë muajve jeni grindur ndonjëherë?
Jo. Në këto gjashtë muaj vetëm duhemi. Ndodh diçka, që kur dy persona duhen grinden ndonjëherë për shkak të xhelozisë. Por kjo nuk zgjat shumë tek ne, vetëm dy minuta. Është ajo pastaj që vjen me përqafon dhe më thotë se më do shumë, të njëjtën gjë bëj dhe unë.

 

Edber Laho: Netët tona në dhomën e gjumit

Nëse zemra e trupi im janë bërë të tuat, janë bërë se i ke merituar me dashurinë që më ke falur. Nëse me mijëra probleme do të na dalin përpara s’do arrijnë ta shuajnë këtë zjarr që bashkë e kemi ndezur. Do ta ngremë lart si qiellgërvishtje, t’u tregoj yjeve sa duhemi unë e ti, t’i tregojmë hënës të na ketë zili. Do të zihemi, do të shqyhemi, do duhemi, do të puthemi, do u themi të gjithëve: “Na shihni sa duhemi!” Netët e gjata bashkë do t’i zbardhim, gjithë trupin tonë njëri-tjetrit t’ia falim. Të puth gjithë natën deri në agim, të them pa pushuar ti je shpirti im. Të dua, të dua. Të dua përgjithmonë!