My STORY

Renato Mekolli: Dashuria? Në krevat çon atë që do dhe të do, dhe kur e bind që gatuan mirë e ke fituar pjesën më të madhe të lojës

renato-mekolli

Ti je elegant sepse nuk ha, apo ushqehesh si duhet?
Kujdesem shumë në ato që unë ha.
Jeta private e një shefi kuzhine të kuriozon. Ti je i dashuruar?
Jeta e një shefi që shijon jetën, është e bukur, ka shije dhe pasion. Energji dhe shumë dashuri.
Kur fton njeriun e zemrës për të dalë përdor shprehjen: Do hamë një darkë, do dalim për një gotë verë, për një ëmbëlsirë apo një koktejl në club nate?
Sigurisht që do hamë një darkë. Pas një dite të lodhshme, kam nevojë që të jem me atë njeri që unë dua, duke diskutuar dhe duke shijuar një darkë të veçantë.
Kush janë miqtë që ti i fton në shtëpi dhe gatuan për ta?
Në shtëpi gatuaj për ata njerëz që unë kaloj bukur me ta, që e shijojnë ushqimin dhe qeshim pafund. Nuk ka diçka të veçantë, gatuaj si të më vijë momenti.
Kujt do i shërbejë me lugë floriri?
Me lugë floriri do u shërbejë të gjithë klientëve të mi. Nuk veçoj asnjërin pasi për mua të gjithë janë njësoj. Përderisa paguajnë duhet t’i respektosh, duhet t’u japësh maksimumin.
Kujt do i shkruaje “të dua” në xhamin transparent të kuzhinës?
Atij njeriu që më bën të jem i qetë, që më bën të jem mirë, dhe që më do sa e dua edhe unë.
Për kë do e gdhije duke gatuar?
Hmmm… Do e gdhija duke gatuar për atë person, që sapo ka filluar të ndizet flaka, që jemi në fazën e parë të lidhjes, që tregon se po bën çdo gjë që të shijoj ushqimin tënd. E kam bërë gjithmonë, dhe gjithmonë ka funksionuar dhe ka pasur sukses. Është shumë e lehtë që ta bësh ta shijojë ushqimin, të çmendet dhe mos ta ketë mendjen aspak në ato që diskutojmë, por ta ketë mendjen vetëm në ato që ha.
A mund ta dehësh dikë me një pjatë, çfarë përmban ajo?
Sigurisht kjo pjatë duhet të ketë pasion fruit, çokollatë dhe pak konjak. Mbase nuk ka shumë alkool, por është dehur.
Fruti i pasionit që do ia shërbeje një çifti romantik?
Lulështrydhe.
Kur të martohesh do të gatuash vetë apo bashkëshortja?
Sigurisht, që do të gatuaj, por nuk ka shans që unë të jem çdo ditë në kuzhinën e shtëpisë sime.
Me çfarë vjen në qejf para një darke të mërzitshme?
Pas një darke të mërzitshme dua pak qetësi, se për mua ushqimi është diçka shumë e rëndësishme. Me puthje dhe verë të kuqe, të shoqëruar me miks djathrash francezë.
Ekziston receta që na bën të bukur?
Receta që na bën të bukur për mua është ajo që të ushqehemi shëndetshëm, shumë fruta dhe perime, dhe të minimizohen fast food-et, të rrallohet mishi, si dhe të skuqurat.
Receta që na çon në ekstazë me çfarë asortimentesh përgatitet?
Sigurisht me midhjet, frutat e detit në përgjithësi. Sa më pak gatim dhe sigurisht shumë dashuri.