Showbiz

Dimri i vetmisë për vajzat VIP, shumë seksi në dhomën e gjumit por pa të dashur

Janë shumë seksi, provokuese, të guximshme dhe të hapura për të ndarë me fansat foto nga dhoma e gjumit, që shumë djem do të kishin bërë të pamundurën për t’i parë në një moment të tillë nga vrima e çelësit. Xhensila Pere, Anxhelina Hadërgjonaj, Vildane Zeneli dhe Kristin Prengaj, vijnë me foto provokuese, të realizuara nga dhomat e tyre të gjumit. Zhveshja e tyre bën shumë përshtypje për faktin se është dimër, dhe për më tepër fotot i kanë realizuar në shtratin e dhomës së gjumit, që shfrenon edhe më shumë fantazinë e ndjekësve të tyre në këtë stinë të ftohtë. Ish-finalistja e “Big Brother”, Xhensila pozon nudo poshtë një velloje të zezë, për fotografin italian, Marco Colizzi. Modelja Vildane Zeneli duket e mrekullueshme në një krevat super të madh, ku zhytet mes çarçafëve të bardhë. 19 vjeçarja Kristin Prengaj, shfaqet shumë sensuale në një set fotosh dimërore për fotografin e njohur, Endrit Mërtiri, ndërsa këngëtarja që jeton në SHBA, Anxhelina Hadërgjonaj ka pozuar po ashtu në shtrat për fotografin e famshëm, Fadil Berisha. Të katër vajzat edhe pse janë shumë seksi kanë deklaruar se janë single për momentin.