Lajm!

Këngëtarja e famshme shqiptare vendos t’i japë fund beqarisë, detajet

tuna-2

Altuna Sejdiu sot pritet t’i japë fund beqarisë, gjatë një ceremonie martesore familjare, ku do të kurorëzohet me Patris Berishën. Mediat e Kosovës kanë njoftur sot se këngëtarja e famshme do të celebrohet në Komunën e Prishtinës me babain e fëmijës që pret, Patrisin (vëllain e Robert Berishës). Për veshjen e saj, Tuna në ditën e saj më të lumtur, ka zgjedhur stilisten Vjollca Llapashtica. Ishte pikërishht stilistja që dekonspiroi martesën e fshehtë të Tunës pasi publikoi një foto të artistes, me fustanin që do të veshë në celebrim. Tuna dhe Patrisi, vendosin të martohen para se të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.