Showbiz

Berberi ku përballen Cozman dhe Patris Berisha, çfarë ndodh në sallonin ku kurojnë imazhin këngëtarët më seksi e të paguar

Është një vend sekret në Prishtinë ku ish-i dashuri i Tuna Sejdiut dhe bashkëshorti aktual Patris Berisha mund të përballen me njëri-tjetrin, dhe fjala është për një salon për djemtë në Prishtinë. Në profilin e tij në Instagram, berberi i djemve VIP të Shqipërisë dhe Kosovës, e kryesisht reperave më me famë prezantohet me emrn “Frizersammy1”, ku shihet se si kujdeset edhe për dy “rivalët” në dashuri, reperin Cozman dhe muzikantin Patris Berisha, i pari ish-i dashuri i Tuna Sejdiut dhe i dyti bashkëshorti aktual i artistes. Berberi VIP ka shumë ndjekës në profilin e tij, edhe pse faktin se klientët janë këngëtarët më të njohur të Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka në dorë look-un e djemve të tjerë më të kërkuar, seksi dhe të paguar të momentit duke filluar nga Getoar Selimi, Agon Amiga, Majk, Stresi, Ledri Vula, Sinan Vllasaliu, Robert Berisha, etj. Berberi i tyre personal kujdeset që nga dizenjimi i mjekrave deri tek prerja apo modelimi i flokëve. Duket se berberi në fjalë ka një miqësi më të nushtë me vëllëzërit muzikantë Robert e Patris Berisha, pasi me ta poston shpesh foto duke drekuar apo darkuar jashtë Kosovës. Patrisi shfaqet më i qeshur se kurrë, tashmë që po shijon ndjesinë e babait për herë të parë të djalit Tian, nga lidhja e bukur e dashurisë me këngëtaren Tuna Sejdiu. Artistja më e pëlqyer ndër vite krijoi një familje shumë të bukur me artistin e muzikës klasike pasi i dha fund lidhjes me bashkëpunëtorin e “Fenix”, Ylber Abdullahun, që njihet në muzikë si Cozman.