Wedding Story

Violet Berisha & Ron Garcia, historia pasionante e dashurisë që u kurorëzua me dasmë tradicionale shqiptare në mes të New York-t

Vajza e fotografit më famë botërore, Fadil Berisha ka kurorëzuar historinë e dashurisë me martesë në New York, gjatë një ceremonie me shumë detaje të dasmës tipike tradicionale shqiptare. Violet, është vajza e madhe e fotografit me famë të VIP-ave Fadil, i cili ka edhe një djalë që quhet Blair. Fotot ndërsa Violet pret tortën me burrin e saj të jetës Ron Garcia janë vërtet mbresëlënëse, në dasmën tradicionale që bëri bujë në mes të New York-t. Fustani madhështor i nuses dhe kostumi elegant i dhëndrit, ishin zgjedhur nga vetë çifti me shumë shije për ditën e tyre më të rëndësishme të jetës. Parakalimi i nuses me babain e famshëm, Fadilin dhe vallzëzimi më pas i tyre u cilësuan nga të ftuarit në dasmë, si dy prej momenteve më prekëse të ceremonies. Edhe pse u organizua në mes të New York-ut në SHBA, kishte shumë elementë të dasmës shqiptare, që organizatorët kishin vendosur në plan të parë. Edhe pse është larguar në moshën 1-vjeçare nga Tropoja, fotografi ende ruan elemente të traditës shqiptare në festat familjare që organizon. Nën tingujt e muzikës shqiptare e tupanëve, dasmorët kërcyen në dasmën e vajzës simpatike dhe të këndshme, Violet Berishës. Violet lidhi kurorë në qershor me partnerin e saj shumë simpatik Ron, një djalë shumë i pashëm i diplomuar në “Media Technology”.