My STORY

Xhani Shqerra: Fatkeqësisht kam shumë kohë që nuk…

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Çdo mëngjes. I jam mirënjohës për gjithçka kam e gëzoj!

Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Mëkati im është i lidhur me ushqimin… e teproj. Ndërsa ai që më kanë bërë është mosmirënjohja.

Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?
Udhëtimet… pa dyshim. Ato të hidhurat mundohem t’i harroj.

Paratë që shpenzove së fundi, dhe pse?
Për veshje. Më bën të ndjehem mirë.

Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Ende në pritje…

Sa kohë ka kaluar kur ndieve mungesën e gjysmës tjetër?
Zakonisht pasditeve… kur jam përballë vetes.

E keqja e të qenit çift?
Përgjigjia në telefon.

Nëse do të ishe mashkulli i vetem i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?
Në këtë rast edhe skenaristi më i mirë s’do dinte të përgjigjej.

Kur ke shkëmbyer mesazhe dashurie për herë të fundit?
Fatkeqësisht shumë kohë më parë.