Showbiz

Këngëtari i “Asgjë sikur dielli”: Si më sulmoi fizikisht profesori në Akademinë e Arteve

Alban-Nimani-1

Solisti i grupit i “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani, është sulmuar sot fizikisht nga një profesor në zyrën e tij në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Artisti e ka rrëfyer vetë incidentin pasi reaguar menjëherë pas ndodghisë me anë të një statusi, në të cilin shkruan shkruan: “Të dashur miq! Dua t’ju informoj se sot, në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve, jam sulmuar fizikisht nga një profesor me marrëdhënie të rregullt pune që quhet Prof. Asoc. Mehmet Behluli. Falë Zotit që jam megjithatë person gjakftohtë. Ky është niveli më i ulët në të cilin mund të bie një institucion publik i edukimit, e aq më tepër një Fakultet i Arteve. Ky institucion ka rënë nën çdo nivel etik, prandaj kjo letër është doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtinës–Fakulteti i Arteve. Mendoj se Universiteti publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” është pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit shtetëror të Kosovës dhe me dhimbje të madhe mendoj se këtë ekosistem e kemi ç’kërdhy, prandaj shpresoj se profesorët do t’i harrojnë interesat personale dhe te mendojnë dhe punojnë për fëmijët dhe të ardhmen e këtij vendi”, përfundon statusi i këngëtarit.