Shkurt

Lorik Cana rrëfen lamtumirën nga futbolli: Për të gjithë vjen momenti kur…

Lorik-Cana

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për ceremoninë e tij të lamtumirës nga futbolli. “Jeta vazhdon pas lënies së futbollit. Për të gjithë vjen momenti kur përfundon karriera. Asnjëherë nuk je gati për të lënë pasionin, kurrë nuk ke dëshirë që të përfundojë, por është një moment që vjen për të gjithë”, deklaroi Cana, I cili shpjegoi edhe pse lamtumira u bë pikërisht në ndeshjen ndaj Italisë. “Në plan ishte fillimisht mos ta linim vetëm me një ceremoni. Menduam pas Europianit për një miqësore ku të luaja pak, por nuk u krijuan kushtet dhe mundësia e fundit ishte ndeshja me Italinë. Ishte mundësia më e mirë e fundit. Po të kisha dalë pa djalin në fushë, nuk do isha emocionuar pasi kam 15 muaj që e kam lënë futbollin. Më emocionoi sepse isha me të në një stadium plot”, tha ish-kapiteni I kombëtares.