My STORY

Mariza Ikonomi: Si ndihem me buzët e holla, hundën pak me gungë, dhe sytë e vegjël si…

Mariza-Ikonomi

Në kontekstin e trendy-t të momentit ku vajzat e ekranit bëjnë ndërhyrje të shumta në pamjen e tyre, Mariza Ikonomi duket një artiste kundër rrymës. Po ç’mendim ka ajo në të vërtetë për ndërhyrjet estetike, i rrëfen për revistën “Story”. “Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet plastike. Jam kundër tyre dhe gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat jo perfekte, ato më janë dukur edhe më të bukura. Ndihem shumë mirë kështu si jam, dhe jam krenare që i ngjaj mamasë sime, me buzët e holla si ajo, me hundën pak me gungë, dhe me sytë e vegjël siç i ka ajo. Kënaqem kur më thonë që jam kopja e saj, dhe s’e kam pasur asnjëherë si qëllim që të dukem yll në sytë e të tjerëve. Rëndësi ka të ndihem unë mirë me veten time, dhe njerëzit të më vlerësojnë për vlerat që kam e jo për bukurinë”, përfundon rrëfimin e saj Mariza.