Wedding Story

Qendresa & Albian Stublla: Nuse e dhëndër në Santorini, pse u martuam në vjeshtë pas 5 vitesh romancë

Ekonomistë në profesion, por shumë romantikë si çift.Qendresa Konushevci dhe Albian Stublla janë të sapomar tuarit nga Kosova që u njohën para pesë viteve në pranverë, dhe u martuan këtë vjeshtë në një ceremoni martesore sa moderne aq edhe tradicionale. Për revistën “Story”, nusja rrëfen historinë e veçantë të dashurisë nga takimi i parë tek muaji i mjaltit në Santorini të Greqisë, bashkë me setin e fotove të nuses e dhëndrit të shkrepura nga fotografi Norik Uka.

Të dy ekonomistë në profesion, ku dhe si u njohët?
U njohëm në muajin mars pesë vite më parë. Dashuria lindi papritur në një qytetin tonë. Një kujtim ky i paharrueshëm për ne.
Ishte dashuri me shikim të parë, apo ndjenjë që lindi me kalimin e kohës?
Ishte dashuri me shikim të parë që vazhdoi të shtohej në takimet e radhës.
Sa kohë nga njohja vendosët për dasmën, ku qëndron veçantia e propozimit tuaj?
Pesë vite nga lidhja jonë ne vendosëm të martohemi. Veçantia e propozimit ishte diçka spontane në datën e njohjes sonë.
Si e përjetuat momentin e altarit?
Momenti i altarit ishte tejet emocionues. Do e konsideroja moment MAGJIK, pasi çdo detaj ishte i rëndësishëm për ne.
Flasim pak për ceremoninë e dasmës, ishte moderne apo tradicionale?
Le të themi që ishe pak nga të dyja.
Ku synuat të ishit të veçantë dhe surprizat që ju bënë të afërmit?
Surprizat që na bënë të afërmit tanë ishin të shumta dhe shumë të bukura, që do i ruajmë kujtim gjatë gjithë jetës.
Kujtimi më i veçantë i lidhjes suaj?
Kujtimi më i veçantë i lidhjes sonë, për ne të dy është aty ku lindi gjithçka, dita e njohjes sonë.
Çfarë e bënte atë natë të veçantë përveç faktit që ndryshuat statusin nga beqarë, të martuar?
Natyrisht ajo natë ishte nata ma e bukur e jetës sonë deri më tani. Ishte diçka e veçantë që do ta kujtojmë gjithmonë.
Ndonjë marrëzi si nuse e dhëndër?
Nuk na premtoi koha të bënim ndonjë marrëzi, por jemi edhe natyra të qeta të dy.

Nusja & dhëndri
Si ishte stili i veshjes së nuses dhe dhëndrit, qëndruan brenda natyrës apo dolën nga stili për natën e martesës? “Stili i veshjes sonë qëndroi brenda natyrës sonë të thjeshtë për të qenë së pari vetvetja. Pra komodë, por të veçantë”, tha nusja për “Story”.
Unazat e martesës
Po a kishin ndonjë dedikim të veçantë tek unazat e martesës, dhe për çfarë bëhej fjalë. Çifti tregon se dedikimet në unazat e tyre ishte vetëm data e fillimit të lidhjes, atëherë kur nisi historia.
Muzika
Muzika e dasmës ishe melodia e këngës Ellie Goulding “Love me like u do”, e shoqëruar nga violonçel.
Torta
Torta ishte e thjeshtë që përshtatej edhe me dekorin e sallës.
Muaji i mjaltit
“Muajin e mjaltit e kaluam në ishullin magjepsës të Greqisë, Santorini. Aty vendosëm të bëjmë edhe photoshooting. Ishte diçka shumë e mirë dhe tejet e veçantë për ne”, tregon për “Story” Qëndresa.