My STORY

Hermes Nikaj: Zyrtarisht jam single por kjo s’do të thotë se…

Hermes Nikajn tani e shohim në emisionin “Ditë e re” në “Ora News”, me intervistat e tij interesante që u bën personazheve të njohur. Nipi i këngëtares së ndjerë, Pavlina Nikaj thotë se nga ajo trashëgon shpirtin e artistit, por ndjen se ka rënë në dashuri me televizionin. 25 vjeçari rrëfen për revistën “Story” punën e re në televizion, jetën private pas ndarjes, dhe ngjashmërinë me grimierin e familjes Kardashian, Ariel Tejada. Bashkë me një set fotosh ekskluzive të realizuara nga Fjoralba Maliqi me kuratore imazhi Senida Divintari, Hermes flet për jetën brenda dhe jashtë televizionit.

Të shohim çdo ditë në ekranin e “Ora News” gjatë programit “Ditë e Re”. Sa të përshtatet ky format televiziv?
Ndjehem shumë mirë në programin ku bëj pjesë, pasi është një formatqë më përshtatet, ndaj falenderoj autoren e programit, Dajana Shabanin e cila më besoi për të moderuar disa rubrika.
Si është një ditë për ty?
Një ditë me mua është plot energji dhe plot me punë të planifikuara më parë. Zgjohem rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkohë që pi kafen dhe lëngun e portokallit, pastaj vishem dhe dal nga shtëpia. Rreth orës 07.45 më duhet të jem gati pasi filloj transmetimin në “Ditë e Re” Pjesën më të madhe të ditës e kaloj me regjistrime, dhe duke planifikuar temat apo personazhet e emisionit. Megjithëse jam i zënë, gjej kohë të takoj miqtë herë pas here për kafe, ose për drekë. Kthehem në shtëpi rreth orës 17:00, shkoj në palestër dhe pastaj kaloj kohë kryesisht me familjen.
Sa e vështirë është të jesh prezantues sot? Ka pasur ndonjë moment që ke menduar të heqësh dorë?
Nuk është e thjeshtë. Pa dyshim që pjesa e planifikimit dhe organizimit është më e vështirë sesa të prezantuarit të emisionit, por më ndihmon fakti që emisioni tashmë është i pëlqyer dhe shumica e njerëzve e njohin dhe e vlerësojnë. Ka plot momente frustrimi, stresi dhe tensioni. Mund të them me plot gojën që, asnjëherë nuk më ka shkuar nëpër mend të heq dorë.
Ke bërë balerinin, modelin dhe prezantuesin. A ka ndonjë profesion tjetër që do të dëshironit të provonit?
Jam shumë i lumtur për ëdo mundësi që më është dhënë në jetë. Mendoj se në çfarëdo profesioni të isha, do të bëja më të mirën time që të arrija sa më lart, dhe të isha i suksesshëm. Duke qenë natyrë ambicioze, asnjëherë nuk jam kënaqur me mediokritetin. Baletin e kujtoj si një pasion të vegjëlisë. Ndërsa modelingu dhe televizioni besoj se do të jenë pjesë e imja për një kohë të gjatë në të ardhmen. Unë mendoj për një karrierë afatgjatë dhe me ndikim në publik, e jo për diçka të shkurtër vetëm për të rënë në sy.
Sa i rëndësishëm është një imazh i mirë për ty, me kë këshillohesh përpara se të dalësh në ekran?
Imazhi është shumë i rëndësishëm sidomos kur je person publik. Unë nuk mendoj vetëm për veten time, por mendoj edhe për të gjithë ndjekësit që mund të frymëzohen nga stili im. Mundohem që në ëdo dalje të jem i kuruar në detaje, i veshur me shije dhe pa devijuar nga stili im modern. Sigurisht që këshillohem edhe me stilisten time, Senida Divintari.
Para pak kohësh i dhe fund lidhjes disa vjeçare me modelen Angela. Çfarë ndodh në jetën tënde intime?
Asgjë nuk është e përjetshme, e çdo fillim e ka dhe një fund. Aktualisht zyrtarisht jam single, por kjo s’do të thotë se nuk kam një jetë private.
Pika jote e dobët në jetë?
Dashuria për familjen. Aty gjej qetësinë shpirtërore, sepse është dashuri e pakushtëzuar.
Ku e gjen forcën për të ecur para në jetë, edhe kur të tjerat i vënë në dyshim aftësitë e tua?
Tek gjërat e bukura. Shmang energjitë e këqija dhe konfliktet që lindin nga mendjet e cekëta.
Kur ndihen se jeta të mposht, ku e gjen forcën për t’u ringritur?
Tek besimi në Zot, që në vetvete është energji hyjnore që bën jetët tona të lëvizin sipas një destini. Mendoj dhe besoj fort që Zoti i shpërblen në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit e mirë.
Je aq feminist sa të besosh tek një grua në krye të Qeverisë?
Po, do të më pëlqente që t’i jepej ky shans një gruaje.
Ndërkohë Shqipërinë e vizitoi në muajin tetor, grimieri i famshëm i familjes Kardashian-Jenner, Ariel Tejada. Të thanë se ti ishe sozia që ai gjeti në Tiranë?
Poo. Ndihem mirë kur më krahasojnë me të pasi është një personazh me famë botërore, një mashkull seksi dhe me klas.