Wedding Story

Labinot Gashi & Qëndresa Bajrami: Si e mori nusen me tren

Kjo dasmë VIP nisi me aromën e luleve të mrekullueshme që simbolizojnë nisjen e një jetë të re dhe u finalizua me ceremoninë e darkës, që më shumë se ceremoni e zakonshme ishte një koncert të yjeve të muzikës. Moderatori i famshëm i Kosovës, Labinot Gashi pasi u ngjit në altar me partneren e tij Qëndresa Bajrami, falenderoi në Instagram këngëtarët që perfomuan në dasmën e tyre e që ata i quajtën “yje” që ndriçuan natën e tyre të madhe; Ramadan Krasniqin (Danin), Sabri Fejzullahun, Medën, Shkurte Gashin, djemtë e “NRG Band”, Grupin Fama, Dj Dagz, Dj PM, Big Mamën. Labionoti ndau me miqtë disa fjalë zemre pas dasmës ndërsa shkruante: “Fal dashni dhe bota do të jetë e jona”, kjo thënie e përmbledh gjithë dashninë, respektin që kemi marrë në këto ditë feste për mua dhe Qëndresën. Ceremonia e martesës sonë është plotësuar prej secilit nga ju që ishit pjesë e urimeve të shumta, pjesëmarrjes së gjithësecilit që ju ftuam, dhe respektit të ndërsjellë e dashurisë së pafundme, që na dhanë familjarët dhe miqtë e ngushtë. Gjithë ceremonia e dasmës tonë nuk do të kishte ngjyrat dhe shkëlqimin që pati pa punën e mrekullueshme të ekipit. Hmmm, nuk kemi aq shumë duar për të duartrokitur përulësisht punën e mrrekullueshme të stilistit, Kujtim Berisha. “Kujta&Meri”, me veshjet tuaja na keni vërtetuar se ëndrra me princin e princeshen bëhen realitet”, shkruante Labi në stratusin e tij pas dasmës, duke shprehur kështu përjetimet e tij.

Labi, dhëndri që e mori nusen me tren dhe e çoi në Dubai
Labinot Gashi do të mbahet mend në historinë e dasmave VIP pasi ishte dhëndri që e mori nusen me tren, e pas dy dasmave që organizoi rezervoi një udhëtim shumë special për Qëndresën. Direkt pas dasmës çifti morën rrugën për muajin e mjaltit, dhe për këtë zgjodhën një destinacion magjik, siç ishte Dubai. Çifti u arratisën larg për pak më shumë intimitet, e për t’u qetësuar pas zhurmës së dasmës që u përfol kudo.

Thinjat e Labit dhe flokët e nuses, veçantia e çiftit
Më shumë sesa Labi me thinjat e tij të veçanta, është komentuar nusja e tij Qëndresa, pamja e së cilës i befasoi të gjithë. Fustanet, flokët dhe grimi dhe buzëqeshja e saj ishin në perfeksion. Mediat e Kosovës nuk munguan me shkrimet dashamirëse, duke e cilësuar Labin djalë me fat, pasi do të ketë në krah një femër që transmeton energji pozitive, e do t’ia bëjë jetën më të bukur. Vëmendje tërhoqi unaza e veçantë e nuses, e cila gjithmonë është mbajtur si vajzë me stil.

Historia e Labit me Qëndresën
Po si nisi historia e dashurisë së Labinot Gashit me Qëndresën, të cilët revista “Story” j’ua prezanton si dhëndër e nuse në një set fotosh artistike të shkrepura nga fotografi I talentuar Veton Osmani? Çifti simpatik vendosën të ngjiten në altar pas dy vitesh fejesë, kur edhe Labi ishte në kulmin e karrierës televizive ndërsa moderonte emisionin “Një kafe me Labin” në RTV 21. Lidhja e tyre u komentua shumë ku Labi konkurroi në spektaklin “Dance with me”, në sfidë kërcimi me VIP-at e tjerë. Për të gjitha pyetjet që bëheshin rreth çiftit në kohën kur moderator performonte në skenë, Qëndresa e cila ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, postonte foto përkrah Labit ku në një nga postimet shprehej se si Labi e përmbush atë në çdo aspekt.