Showbiz

Ramush Haradinaj me gruan në ballo, fotografët e kapin duke puthur në mënyrë kompromentuese dy organizatoret

Të dielën u mbajt në Prishtinë eventi “Ballo Shqiptare 3” me organizatore Diellza Kolgecin dhe Afërdita Paqaradën. Sipas mediave të Kosovës kjo mbrëmje, që u cilësia mjaft e suksesshme në promovimin e vlerave dhe kulturës shqiptare kishte shumë të ftuar të rëndësishëm nga fusha të ndryshme. Në mbrëmje nuk mungoi as çifti kryeministror i Kosovës, Ramush dhe Anita Haradinaj, të cilët u shfaqën shumë elegantë mes fytyrave të njohura publike. Ndërkaq bëhet e ditur se Kryeministri i Kosovës ka mbështetur edhe me fonde këtë organizim të dy bukurosheve Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada. Këto të fundit kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale foto nga balloja, duke zbuluar momentet e bukura që kanë karakterizuar këtë natë. Në foto, Diellza dhe Afërdita shfaqen nën shoqërinë e të ftuarve të ndryshëm. Por fotot më pikante të mbrëmjes janë ato të Kryeministri Haradinaj në momentin kur është takuar me dy organizatoret sharmante. Ai përveç se u ka dhuruar buqeta me lule Diellzës dhe Afërditës, nuk ka hezituar t’u dhurojë nga një puthje që sipas mediave të Kosovës duken shumë kompromentuese për një kryeministër.