My STORY

Historia e Kristi Karkanaqes: Dje mblidhte monedha në rrugë, si ja doli të ngrejë kupën e fitores në skenë

Kristi Karkanaqe dhe Lind Islami ngritën kupën e fitores në spektaklin “C’est la vie” të dielën në mbrëmje, duke mundur Anxhela Peristerin dhe Ori Kuçin. Pas përballjeve në sfidë me njëri-tjetrin dy çiftet që mbetën në fund ishin Ori & Anxhela dhe Kristi & Lindi. E para që votoi ishte Rovena Lule, e cila zgjodhi Kristin dhe Lindin, për t’u pasur nga Altin Goci duke u shprehur se Kristi nga të kënduarit në rrugë do ngjitet shumë lart në karrierën si këngëtar. Kristi u emocionua mjaft para se të shpallej ai fitues nga fjalët prekëse, që i tha Ori e cila u shpreh se e ka konsideruar atë si vëlla. E pas votimit të jurisë, Kristi dhe Lindi u shpallën fitues. “Kristi dhe Lindi fitues të C’est la lie, kupa për ju”, u shpreh prezantuesja e spektaklit, Marina Vjollca, ndërsa konkurrentët vrapuan në skenë për t’i përqafuar. Kristi Karkanaqe para se të shfaqej në “C’est la vie” njihej si artisti i rrugës me emrin “Lucky”. Më datë 15 Gusht 2017, ai publikoi videoklipin “Flying High”, me tekst të vetë atij dhe muzikës të Lind Islami.

Jeta e Kristit: Duhet të thyeja tabunë e të quajturit lypës

Kristi Karkanaqe, të cilin të gjithë e njohin si Lucky, kur ishte fëmijë ka marrë disa mësime në Cirkun e Tiranës. Vendi i parë ku ka dalë si artist në rrugë ka qenë Italia, ku dhe nisi këtë si profesion. Pas kthimit në Shqipëri zakonisht qëndronte i ulur në një nga rrugët më të frekuentuara të Tiranës, dhe shumë kalimtarë i hidhnin monedha në kapelën që mbante para vetes. Në ndonjë intervistë ai është shprehur: “Emocioni më i madh që kisha, ishte pak ajo ndrojtja që e kemi ne si popull. Duhet të thyeja tabunë e të quajturit lyps. Sepse po dole në rrugë në vendin tonë, quhesh i tillë”. Kristi Karkanaqe nuk ka përfunduar studimet e larta në ndonjë degë arti, pas shkollës së mesme që ka përfunduar pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.