Stil

Rihanna, ja si u vesh në ceremoninë mortore të kushëririt

Para disa ditësh këngëtarja me famë botërore, Rihanna humbi kushëririn 21 vjeçar, Tavon Alleyne. Ai u vra teksa po ecte në njërën nga rrugët e Shën Micheal në Barbados, kur papritmas iu afrua një burrë dhe e qëlloi disa herë, shkruan “Nation Neës”. Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Rihanna, e cila ra në sy për veshjen e bardhë dhe grimin e rënduar.