Showbiz

Dy djemtë shqiptarë morën gjithë vëmendjen në rrugët e Firences

Stilisti Valdrin Sahiti dhe prezantuesi i “NIN” në Klan Kosova, Alaudin Hamiti, kanë tërhequr vëmendjen mes shumë meshkujve të tjerë që morën pjesë në Pitti Uomo, në Javën e Modës në Firence të Italisë. Djemtë, shpesh edhe duke i paraprirë tendencave, me një stil unik kësaj radhe i janë bashkuar shumë personave me të njëjtin pasion, në Firence të Italisë. Nga çfarë kanë postuar në rrjete sociale, Alaudini dhe Valdrini janë takuar me ikona të ndryshme të modës nga e gjithë bota, përfshirë meshkuj që ndajnë të njëjtin pasion në Korenë e Jugut. Edicioni Pitti Uomo, organizohet dy herë në vit, si një prej platformave më të rëndësishme të eventeve në botën e modës për meshkujt.