Showbiz

Rrëfimi i Klodiana Shalës: Edhe nëse do të lind, prapë dua të adoptoj fëmijë

Klodiana-Shala-1

Atletja e njohur, Klodina Shala e ftuar tek “Rudina”, u është përgjigjur pyetjeve rreth sportit, biznesit, dhe jetës së saj. Moderatorja Rudina Magjistari e pyeti edhe për një deklaratë të bërë kohë më parë në ekran, pikërisht për adoptimin e një fëmije. Sportisja ka rrëfyer edhe njëherë se si në vitin 2004 donte të birësonte një fëmijë, i cili në atë kohë ishte 6 muajsh. Shala rrëfeu se shkonte dhe e merrte, e mbante në shtëpi, e lante, ushqente dhe sërish e kthente në “Shtëpinë e fëmijës”. Edhe pse nuk e adoptoi atë fëmijë për shkak se e ëma e tij nuk ishte shkëputur prej fëmijës, Klodiana nuk ka hequr dorë nga kjo dëshirë. “Edhe nëse do të lind, prapë dua të adoptoj fëmijë”, u shpreh ajo ndër të tjera.