Shkurt

Rozana Radi me kushëririn, ai njihet si një nga djemtë më seksi të “Big Brother”

Këngëtarja Rozana Radi ndau dje me miqtë në Instagram një foto, ndërsa po kalonte kohë me kushëririn e parë. Duket se fotografia është shkrepur në dyqanin e fustaneve të Rozanës, e cila moderon aktualisht me Fiori Dardhën, emisionin investigativ të mbrëmjes në “Ora News”. Por kushëriri i saj Pol Babi nuk është i panjohur për publikun. Ai njihet si një nga djemtë më seksi të “Big Brother, që tani është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nisur karrierën si aktor. Pol është djali i tezes së Rozanës, me të cilin përveç gjakut i lidh edhe shpirti artistik. /Story.al/