Shkurt

Alesia Bami tregon të pasmet në plazh, meshkujt komente me pullë të kuqe

Alesia Bami është nder modelet e njohura, që së fundi e shohim si velinë në mbrëmjet e programit investigativ “Stop”. Fotot e saj komentohen shumë në rrjetet sociale, sidomos nga meshkujt. Këtë fundjavë Alesia ka nisur plazhin, nga ku ka postuar fotot e para me bikini për 2018-ën. Në një prej tyre ajo pozon e ulur në breg të detit, duke ekspozuar të pasmet. Por fotoja është perceptuar si shumë e nxehtë dhe provokuese, aq sa djemtë nuk janë përmbajtur duke vërshuar me komente me pullë të kuqe. Në pak orë fotografia e postuar nga vetë velina në Instagram ka arritur gati 13 mijë like, ndërkohë që meshkujt janë “shfrenuar” me etiketimet apo krahasimet që i bëjnë Alesias me Kim Kardashian. /Story.al/