My STORY

Irina Shayk flet për Bradley Cooper: Arsyeja pse nuk ekspozohemi si çift

Irina-Shayk-1

buy Pregabalin online uk http://4marchforth.com/2012/11/ Supermodelja, Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Ata u bënë prindër të një vajze të vogël në mars të vitit që shkoi, por janë kujdesur që jetën private ta mbajnë larg vëmendjes mediatike. Në një intervistë të fundit për prestigjozen angleze Glamour UK, Irina ka zbuluar arsyen e këtij vendimi.

“Kam shumë miq që ndajnë detaje nga jeta e tyre personale me ndjekësit në ‘Instagram’ ose në media sociale, bëjnë shumë publicitet. E admiroj këtë gjë dhe mendoj se është gjë e mirë, por është zgjedhje personale. Unë ndihem e lumtur që nuk e bëj këtë gjë sepse është zgjedhja ime, familja ime”, ka thënë Irina për Glamour UK.

Supermodelja ka folur edhe për faktin që tani është nënë dhe kjo nuk e ka ndaluar që të qëndrojë larg pamjes ekstravagante që ka pasur gjithmonë. “Një mikja ime më ka pyetur pse hedh foto ekstravagante dhe theksoi që duhet të jem më serioze tani që jam nënë, por mua nuk më intereson ky mendim. E kush tha që nënat nuk mund të duken bukur?”,u shpreh ajo. Aktori dhe supermodelja janë bashkë prej kohësh dhe familja e tyre është rritur./revistawho.com