Iva Aliko: Më njohin si e dashura e politikanit shqiptar, ju tregoj nëse do të bëhet ai burri im

E rikthyer në mediat sociale me një set fotosh provokuese nga kati më i lartë i një hoteli, Iva Aliko ka dashur të thotë se imagjinata e saj femërore dhe erotike është po aq “high”. Me veshje bikini në stilin bizhu, të dizenjuara nga vetë ajo, Iva hapi sezonin e plazhit dhe ngriti temperaturat me videon seksi, që realizoi e zhveshur në suitën e një hoteli në qendër të Tiranës. Për identifikimin në publik si e dashura e deputetit, nëse është e destinuar që të jetë gruaja e politikanit një ditë, meshkujt që duan ta blejnë me para, pasionin për filmat ku trafikohet drogë e format e saj të rrumbullakosura që nuk ka qejf t’i krahasojë me ato të Kim Kardashian, Iva rrëfehet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ke realizuar një set fotosh, ku në vend të të brendshmeve, mbulohesh me bizhu. Të duken ndonjëherë veshjet të tepërta për trupin që ke?

Po, kam realizuar një set fotosh me të brendshme të dizajnuara nga unë. Po, ndonjëherë ndodh edhe të më duken të tepërta.

Format e rrumbullakosura janë pika jote e fortë. E sheh veten afër Kim Kardashian, pra, është ajo femra simbol që ia vlen ta ndjekësh në stil?

Stili i Kim-it më pëlqen, por nuk e ndjek sepse unë kam një stil të krijuar nga vetë unë dhe nuk më pëlqen të ndjek askënd.

Nga ç’lartësi i ke realizuar fotot e fundit dhe si është të pozosh nudo apo topless para një fotografeje femër?

Fotot e fundit janë realizuar mbi një lartësi shumë të madhe dhe janë bërë në një hotel në qendër. Por unë nuk është se kam komplekse apo ndrojtje të pozoj para një aparati fotografik.

Ke provuar të bësh sete me fotografë meshkuj dhe sa e mundur është të shkojë seti deri në fund?

Po, kam realizuar sete fotografike dhe me fotograf mashkull.

Disa prej fotove i ke realizuar sipër një makine luksoze. Ku ishte lokacioni dhe si reagonin kalimtarët?

Lokacioni, ku kam realizuar fotot, është pikërisht në malin e Dajtit dhe reagimet e kalimtarëve janë të ndryshme, me shikime, komplimente, etj..

Ka nga ata që vënë në dyshim vërtetësinë e pamjes tënde. Çfarë përgjigje do u jepje?

Normalisht ndodh, kur një femër ka forma të bollshme njerëzit, që të shohin virtualisht, vënë në dyshim vërtetësinë e pamjes. Por kur më kanë parë “live”, kanë ndryshuar mendim.

Je një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. E sheh veten mes të famshmëve në “Big Brother Vip”?

Jo, “Big Brother Vip” nuk besoj se bën për mua, pasi unë nuk mund të qëndroj shumë gjatë mbyllur në një ambient.

Ç’propozime të bëjnë zakonisht, ka nga ata që kërkojnë të të blejnë me para?

Propozimet janë nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, po ka edhe nga ata meshkuj pa bagazh që kërkojnë të të blejnë me para.

E imagjinon veten në një film aksion si pjesë e një rrjeti mafioz droge? Po në jetë të ka propozuar dikush diçka të tillë?

Aktrimi është një nga pasionet e mia. Kështu që, pse jo?! Dhe një film me një rol të tillë nuk do e refuzoja. Ndërsa në jetën reale, nuk më ka ndodhur të më ketë propozuar dikush diçka të tillë.

Gjithmonë je komentuar si e dashura e politikanit nga Kosova. Mendon se je e destinuar për të qenë gruaja e një politikani shqiptar dhe ç’të tërheq në jetën e tyre?

Po, jam komentuar gjithmonë si e dashura e politikanit nga Kosova, gjë që më është kthyer në një bezdisje mjaft të madhe. Por nuk mendoj se jam e destinuar të jem gruaja e një politikani medoemos, pasi nuk i zgjedh meshkujt e jetës sime nga pozicioni i tyre profesional, por nga anë të tjera.