Jennifer Lopez shndërrohet në “fabrikë parash”, miliona dollarë për 20 minuta

Së fundmi diva Jennifer Lopez ka marrë 2 milionë dollarë për vetëm 20 minuta që ka kënduar në hapjen e qendrës tregtare super luksoze në Katar. Veç kësaj 49-vjeçarja ka marrë edhe 1 milionë dollarë shpenzime në këtë qendër, pa përfshirë edhe shpenzimet për avionët privatë për këngëtaren, shkruan Lapsi.al. Gjithashtu JLO bisedon me turmën në lidhje me të drejtat e grave, një çështje e madhe dhe e shumë debatuar në këtë vend.