Jona Spahiu nuse, fustani i bardhë që s’i mbuloi dot shtatzëninë

Dy ditë më parë moderatorja Jona Spahiu i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Frenkli Ymeri.Moderatorja bukuroshe është në pritje të ëmbël dhe dasma ishte akoma më e veçantë për të. Fillimisht ishin miqtë e Jonës ata që publikuan fotografi nga dita e dasmës, duke na treguar se si doli nuse ajo, shkruan Panorama Plus. Ndërsa sot ishte vetë Spahiu që publikoi foto e veshur me fustanin e bardhë. Jona u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, që i tregonte barkun e rrumbullakosur dhe kërceu pothuajse gjatë gjithë mbrëmjes.