My STORY

Jonida Maliqi rrëfen divorcin me Gentin: “Njerëzit më qajnë hallin e parave, por unë…”

click Jonida Maliqi është tashmë mama e një vogëlushi që është kthyer në diellin e saj, edhe në kohët më të vështira, si fundi i një ëndrre dashurie që zgjati plot 17 vite me ish-bashkëshortin e saj, Gentin. Për të ajo e mbyll këtu këtë kapitull duke theksuar se është e fundit herë që flet për këtë histori. Për revistën Who, këngëtarja ka bërë këtë rrëfim të gjatë për jetën e saj:

buy generic robaxin canada Si po i kalon këto ditë të nxehta? Çfarë planesh ke për pushimet?

Pushimet e para verore nisin siç është bërë ritual me familjen time që kur ka lindur Dan. Shkojmë çdo vit në Turqi, bashkë me prindërit e mi. Ata kanë qenë gjithmonë pjesë e pushimeve. Vendos për Turqinë, sepse ndjehem mirë në resorte ku qëndrojmë gjatë gjithë kohës me kushtet më të mira të mundshme dhe Danushi dëfrehet tek “kids club-i”, në aktivitete të ndryshme, bëjmë plazh, ushqehemi e kënaqemi. Është pushim fizik e mendor, relaks me prindërit që hera-herës më bëjnë të qesh e të ndihem sërish fëmijë.

http://beckybakesonline.com/product-category/cakes/ Janë këto pushimet për të cilat ti ke nevojë?

Po, gjithmonë. Mua më pëlqen qetësia, por edhe jeta e natës e të dëfrehem, megjithatë i kam shumë të nevojshme pushimet familjare. E kemi pasur ritual në familje që kur kam qenë e vogël. Më bën mirë sepse rigjenerohem e tëra edhe kur kthehem, vij me energji të reja.

Jonida-Maliqi-2

A janë pushimet një periudhë reflektimi për ty?

Janë një periudhë reflektimi, sepse kam një marrëdhënie shumë intense me detin, me natyrën në përgjithësi, për më tepër që diellin e adhuroj dhe në temperaturat më të larta. Gjatë kësaj kohe reflektoj, meditoj, mendoj, bëhem ndonjëherë edhe më shumë melankolike seç duhet, frymëzohem dhe gjithmonë jam kthyer nga pushimet me ide të qarta se çfarë dua të bëj në sezonin e ardhshëm. Sa herë shkoj me pushime shkoj me idenë që dua të qetësohem. Për më tepër kur kam tim bir me vete, edhe pse aktiviteti është më i zhurmshëm jam shumë në paqe e shumë rehat.

Çfarë të ngarkon psikologjikisht ty Jonida në Tiranë?

Energjia që padashur na e marrin të tjerët, ndaj sa më shumë rritesh rrethi yt zvogëlohet, ti ndryshon mënyrën e të konceptuarit të gjërave. Kam qenë gjithmonë një person që u besoj shumë njerëzve, besoj shumë tek dashamirësia dhe shoqëria, por ashtu sikurse i ndodh të gjithëve kam patur raste dhe kur jam zhgënjyer. Kam marrë leksione, ama është e pandërgjegjshmja jote që të bën të nisësh sërish një marrëdhënie me pozitivitet më tej, rrugës e kupton se do zhgënjehesh. Kjo nuk vlen për të gjithë, sepse tanimë jam 35 vjeçe dhe kam njerëz shumë të rëndësishëm në jetën time, miq që i ruaj prej vitesh, disa më afër, disa më larg, e rëndësishme është të gjesh paqe dhe të jesh rehat me veten. Mendoj se çdo gjë nis nga aty, në qoftë se ke dilema dhe i ushtron presion vetes nuk do gjesh qetësi.

Jonida-Maliqi-3

E ke gjetur ti paqen?

Po, jam shumë në paqe. Si çdo person tjetër, ne kemi rutinën tonë, nuk e dimë çfarë na sjell e nesërmja. Pasi vë Danin në gjumë në darkë, lutem gjithmonë. Falenderoj Zotin për të gjitha mundësitë që më ka dhënë, lutem për të nesërmen, të kemi shëndet, harmoni dhe qetësi. Kur zgjohem në mëngjes dhe ndodh që jam në një nga ato ditët që ndihem pak e lodhur e nuk e di si do më shkojë deri në fund të ditës; kur jam në momente të trishta përpiqem t’i kultivoj vetes me gjithë forcën që kam mendime pozitive dhe në mënyrë absolute mos kultivoj negativitet.

E ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?

Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thoja jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë.

A ke bërë përpjekje për ta shpëtuar martesën tënde?

Patjetër, mendoj se kam bërë përpjekjet maksimale brenda limiteve të mia. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje. Në një marrëdhënie njerëzore, jo vetëm në çift, përshtatshmëria është çelësi dhe komunikimi në mënyrë absolute.

Jonida-Maliqi-4

A gjen ti gjëra për t’u bërë pishman në të shkuarën tënde?

Po, do të ishte absurde mos ta pranoja. Jam bërë pishman për disa zgjedhje të miat, për disa reagime të miat. Mendoj që kur ti ke investuar kaq shumë në një marrëdhënie, bëhet e vështirë. Ndoshta, por veten nuk e fajësoj dhe aq shumë sepse e di që kam dhënë mish e shpirt, kam dashur fort dhe jam munduar t’i shkoj deri në fund, ama nuk bëj dot kompromis me jetën time, idealin, apo moralin.

Tashmë nuk është e fshehtë, kënga “Në errësirë” është një dedikim personal për historinë tënde të dashurisë ku ti zgjedh sërish në fund të shohësh diellin. Është ky dielli në të cilin ka arritur tani marrëdhënia jote me Gentin?

Në fakt dielli ka një lidhje të drejtpërdrejtë me personin tim, me atë që unë do arrij të shikoj diellin siç po e shikoj tani. Dedikimi ishte sa i takon gjendjes shpirtërore. Mbyllet një kapitull dhe hapet një tjetër, nuk e di çfarë më rezervon e ardhmja. Dielli përfaqëson jetën, ngrohtësinë shpirtërore në një farë mënyre dashurinë. Jo, dielli nuk ka të bëjë me Gentin, në marrëdhënien me të, ne i kaluam të gjitha etapat e këqija, të mira dhe tani jemi në një marrëdhënie shumë normale për hir të raportit që kishim, të atyre 17 vjetëve që kemi kaluar bashkë, që jemi rritur bashkë, për hir të respektit që kemi kundrejt njëri-tjetrit.

Një njeri si ty që ka jetuar një histori shumë të gjatë dashurie, e sheh vështirë veten në një raport tjetër?

Nuk mundem të parashikoj të ardhmen, ama e njoh veten dhe e di që nuk jam aq e thjeshtë, ndoshta pak ‘old school’, por sigurisht me pjekurinë e tanishme i kam idetë e qarta se çfarë kërkoj nga një marrëdhënie. Nuk është çështja tek krahasimi, apo tek ndjesia, sepse çdo histori është unike në llojin e saj. Unë jam idealiste, kam qenë gjithmonë pro marrëdhënieve të shëndetshme, afatgjata. Jetojmë në një realitet shumë mediokër, deri diku të degjeneruar. Jam paksa e frikësuar, sepse nuk dua të zhgënjehem, por kjo është njerëzore. Shumë njerëz më pyesin, – ‘a do të martohesh?’ – Nuk e mendoj, ama kurrë mos thuaj kurrë! Nuk mund të them që nuk jam pro një shoku jete, një personi që mund të kem pranë në të ardhmen time, por kur të ndodhë ajo shkëndija do e vlerësoj ashtu sikurse di të bëj unë. Kjo nuk do të thotë që unë jam kufizuar, por deri tani është ende herët për të qenë e hapur mbi këtë temë.

Jonida-Maliqi-5

Është e vështirë të jesh singëll? Apo ti po e shijon këtë fazë?

Ka qenë disi e vështirë, sidomos përshtatja në fillim, atëherë kur ti ke kaluar më shumë se gjysmën e jetës tënde me një person dhe papritur gjendesh e vetme. Ke frikë fillimisht, pastaj gradualisht fiton një lloj vetëbesimi, bëhesh më hermetike. E vështirë nuk është, është shumë e thjeshtë madje, sepse je e pavarur, shumë rehat dhe te gjithëve na duhet koha me vetveten.

Shumë njerëz e kanë komentuar faktin se si do ia bësh tani? Kjo për shkak të të ardhurave që ish-bashkëshorti posedonte. Është e vështirë pa të?

Sa ma qajnë hallin, e di, e di. Duke qenë vetëm kisha shumë hapësira për të punuar vetë dhe për t’ia dalë mbanë. Kam bërë ndryshime, në biznes kam krijuar marrëdhënie të reja pune. Falë Zotit kam energji, psikologjikisht jam e shëndetshme dhe më pëlqen shumë puna. Nuk hyj tek personat dembelë që janë mësuar të varen nga të tjerët. Po bëj dy vjet që jam vetëm, edhe pse lajmi ka dalë përpara një viti. Çdo gjë ka shkuar mirë, për më tepër që divorci me Gentin ka përfunduar me një pakt marrëveshjeje midis dy personave të civilizuar dhe përkujdesja e tij kundrejt Danit, sido që të jetë i bën gjërat më të lehta. Ne jemi të dy shumë të përgjegjshëm kundrejt atij që na bashkon dhe që do të na bashkojë përjetësisht.

Do jetë moda fokusi yt i biznesit? Nuk do tentosh të bësh para me muzikë?

Nuk e di, më janë ofruar mundësi nga më të ndryshmet, si në lidhje me muzikën e në biznes, por në këtë fazë të jetës krahas pasionit të madh shoh mbi gjithçka sigurinë e së ardhmes sime e të tim biri. Unë jam e hapur për gjithçka, dëgjoj konsultohem mendohem gjatë, analizoj dhe më pas vendos.

Jonida-Maliqi-6

Edhe ajo që deri tani ka qenë e pamundur, që Jonida të këndojë në një club, mund të ndodhë një ditë?

Këtë nuk e di. Unë kurrë nuk them kurrë. Nuk e di, nuk e besoj, por varet çfarë target grupi, çfarë niveli apo pritshmërish mund të kem. Ndoshta nuk do jetë në club, ndoshta do të jetë një koncert ose si e ftuar speciale. Nuk jam futur ende mirë në industrinë e muzikës, kam pasur oferta nga më të ndryshmet. Jam në pikën ku përpara se të vendos i mendoj gjërat shumë mirë për të mos bërë hapa prapa dhe për ta dashur fort atë që dua të bëj me pasion dhe siguri.

Çfarë projekti po mendon tani në muzikë?

Dua që brenda këtij viti të vij me një material të ri muzikor, ndryshe nga të tjerët, ndoshta më ritmik, por pas pushimeve.

Lidhur me setin e ri fotografik, ku donim ta sillnim sërish Jonidën pas së cilës u dashuruam, Jonidën e ngjyrave, të guximit, ekstravagante. Si ishte ky set për ty?

Më kishte marrë malli të vija me një kopertinë të denjë, më kishte marrë malli të bashkëpunoja me Gelin pas 10 vjetësh, sepse ka qenë i pari fotograf që kemi realizuar foto profesionale fashion dhe që në atë kohë rezultuan të suksesshme. Ka qenë posteri i parë për revistën “Trendy”. Ajo foto u publikua për një revistë franceze. Me Gelin vazhduam bashkëpunimin, pastaj rrugët tona u ndanë nga rutina e përditshme. E gjithë skuadra ishte pro një revolucioni që unë të rikthehesha sërish shumëngjyrëshe, shumë solare. Jam shumë e lumtur sepse të gjithë e donim atë gjë. Është një punë që mua më pëlqen. Asnjëherë nuk e kam parë veten si modele, sepse përmasat e mia janë të një personi normal, kam defektet e mia. Ama nëpërmjet veshjeve mundohem të nxjerr më të bukurën në pah, një pjesë të karakterit. Kemi përfaqësuar edhe trendet e momentit, edhe pak në retrospektivë, sikurse është ‘jumpsuit’ që përfaqëson vitet ‘80 me vatat e ekzagjeruara, trendi pasqyrë, fustani, koleksioni i Kenzo-s nga sfilata aktuale. Ishte një punë fashion art, sepse qasja me çdo veshje ishte shumë e ndryshme njëra nga tjetra. Ne e kemi realizuar setin brenda një dite, e kemi filluar herët në mëngjes dhe e kemi përfunduar në darkë. Unë kur vesh diçka duket sikur ndërroj karakter, futem në një gjendje, në një personazh tjetër. Kemi thyer edhe një klishe, kemi një foto me cigare. Të na falni për shembullin që po marrim, por në fund të fundit jemi të gjithë njerëzorë. E kanë bërë edhe artistë përpara nesh. Kemi guxuar edhe në faktin që në pikun e vapës do të sjellim veshje. Kam zbuluar edhe gjëra që nuk i kam zbuluar ndonjëherë. Mua më ka pëlqyer gjithmonë pjesa, edhe duket edhe s’duket. Në qoftë se ti nxjerr këmbën, nuk do nxjerrësh pjesë të tjera të trupit, në qoftë se nxjerr një dekolte, në pjesën tjetër mbulohu. Tek femra është shumë më sensuale, i lë fantazinë tjetrit të mund të të eksplorojë me mendimin e tij, e jo ta kesh çdo gjë të hapur. Kur është diçka e bukur për t’u parë, mua në mënyrë absolute më pëlqen e bukura, por tek vetvetja nuk e shikoj, ndoshta kështu jam rritur, ndoshta ky ka qenë konceptimi im dhe është shumë personal. Mua më pëlqejnë edhe modelet femra që guxojnë edhe në nudizëm, jo vulgar. Vulgaritetin nuk e suportoj dot.

E ke menduar ndonjëherë të krijosh një linjën tënde, edhe pse Shqipëria është një treg i vogël?

Ma kanë sugjeruar shpesh. Po e mendoj, duhet të shikoj sesi funksionon, ma kanë ofruar, por nuk e di nëse ky tregu ynë kaq i vogël do e kthente në sukses, megjithatë diçka është e sigurt: unë kur angazhohem në një punë apo projekt të ri – jepem me mish e shpirt. Do të doja të rezultonte i suksesshëm, po e mendoj. Ndoshta do të jetë një ndër sipërmarrjet e mia në të ardhmen. Ku i dihet…

Jonida-Maliqi-1