Justin Bieber bën tatuazh në fytyrë emrin e të dashurës

Justin Bieber e ka treguar gjithmonë pasionin qe ka për tatuazhet. Ne trupin e tij ka me dhjetra të tillë dhe thuajse nuk ka lënë asnjë hapësirë pa vizatuar. Së fundmi ai ka vendosur të shtojë edhe një tjetër dhe këtë herë ka zgjedhur ta bëjë në vetull. Tatuazhi është shumë i vogël dhe është e vështirë të kuptohet çfarë ka shkruar, por mediat e huaja raportojnë se ky është një shkrim dedikuar partneres së tij Hailey Baldwin, sipas Who. Madje aty mund të ketë shkruar edhe emrin e saj. Këtë tatuazh thuhet se e ka bërë edhe Hailey, por në një pjesë tjetër të trupit.