Justin Bieber po përgatit dasmën që do të shkruhet në histori

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber kanë nisur të palnifikojnë dasmën dhe dëshira më e madhe që kanë është që ceremonia e tyre të shkruhet në histori. Dy të dashuruarit që i kanë shkëmbyer betimet në një ceremoni të fshehtë, do të festojnë edhe me një dasmë në shtator për të finalizuar gjithçka. Sipas burimeve për ‘People’ ata kanë nisur të diskutojnë të gjitha detajet dhe po mendojnë ta kurorëzojnë dashurinë në një vend tropical, shkruan Who. Shumë shpejt dasma do të realizohet dhe të gjithë personat e afërt me ta po e presin me padurim. Detaje të reja pritet të publikohen në vazhdim.