Showbiz

Ka kohë që po punon për një këngë, Almeda Abazi ndryshon profesion

Almeda-Abazi-1

http://barrelsandbluegrass.com/?brewery=harlem-brewing-company Ka disa muaj që ish-missi shqiptar, Almeda Abazi është zhvendosur në Shqipëri, ku dhe po prezanton edicionin e sivjetshëm të spektaklit “Dancing With the Stars”. Sipas saj kjo ishte dhe eksperienca e dytë si moderatore pasi prezantoi “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebresë, dhe siç kemi parë e ka arritur me sukses misionin e saj, pasi publiku e ka pritur mjaft mirë. Por mesa duket pas mbarimit të këtij emisioni, ajo do të vijë me një projekt të ri. Sipas “Panorama Plus”, Almeda ka vendosur që t’i futet muzikës dhe pritet që shumë shpejt të sjell dhe projektin e saj të parë muzikor. Ajo prej kohësh po punon për një këngë, e cila do të jetë e zhanrit “pop”. Kjo këngë do të jetë në gjuhën angleze dhe sipas informacioneve ajo po përgatitet edhe për koncerte.