Kahraman drejt divorcit pas 1 viti martesë, bashkëshortja i harxhon të gjitha paratë e tij

Rreth një vit më parë aktori i njohur turk, Ozcan Deniz dhe partnerja e tij, Feyza Aktan celebruan dashurinë e tyre me martesë. Edhe pse kishin 20 vite diferencë, ata treguan se dashuria mbizotëron mbi gjithçka dhe sollën në jetë një fëmijë. Në muajin prill, ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Kuzey. Por kohët e fundit duket se marrëdhënia e tyre nuk po ecën aspak mirë. “CNN Turk” raporton se prej dy muajsh ata janë në krizë dhe po shkojnë drejt divorcit. Arsye për prishjen e marrëdhënieve është bërë Feyza, e cila duket se shpenzon shumë. Thuhet se ajo ka harxhuar shumë para kohët e fundit dhe aktorit i është dashur t’i mbyllë të gjitha llogaritë në emrin e saj. Lidhur me këto lajme, çifti nuk ka reaguar ende duke preferuar që të qëndrojë në heshtje.